E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëritë e sigurimeve, paguajnë 656 milionë lekë dëme

Autori i Lajmit: red.
Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar më shumë para këtë vit për dëmet e shkaktuara ndaj klientëve të tyre. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për muajt janar-maj të këtij viti totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve ishte rreth 656 milionë lekë.
Kjo shifër është 27 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të AMF-së, pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 588 milionë lekë.
Shifrat
Kjo shifër është sa 90 për qind e totalit të dëmeve të paguara bruto. “Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorik, meqenëse ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një rritje e vlerës së dëmit mesatar për MTPL e brendshme, Kasko Karton Jeshil”, - thekson raporti i të dhënave të AMF-së. Sa i përket ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46 për qind dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54 për qind të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.
Dëmet e paguara bruto
Totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve në janar-maj të vitit 2009 ishte rreth 656 milionë lekë, ose 27 % më shumë se në janar-maj të vitit 2008. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorrike me 588 milionë lekë, apo 90% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Kontratat e lidhura
Në periudhën janar-maj 2009 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 298,816 duke shënuar një rritje prej rreth 31% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet.Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 3,288 milionë lekë, shifër kjo 25% më e lartë se ajo e të njejtës periudhë të vitit 2008. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 91 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54 % të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.
Sigurimi vullnetar dhe i detyrueshëm
Gjatë kësaj periudhe të vitit 2009 sigurimi i detyrueshëm vazhdoi të dominojë në tregun Shqiptar, duke sjellë rreth 54 % të të ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimeve. Në periudhen janar-maj 2009, vëllimi i primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar arriti shifrën 1,503 milionë lekë me një rritje prej 49% kundrejt të njejtës periudhë të një viti më parë, dhe po me të njejtën shifër rreth 74% rritje të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat
Janar-maj të vitit 2009

Sigurimi i TPL-së së brendshme 1,186 milionë lekë

Kartoni Jeshil 519 milionë lekë

Sigurimi vullnetar 1,503 milionë lek

Portofolet e pronës 779 milionë lekë

Aksidentet personale e shëndeti 174 milionë lekë

Sigurimi i Jetës 284 milionë lekë
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›