Presidenti Topi drejt Hungarisë, në një vizitë zyrtare
Autori i Lajmit: red.
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Hungarisë, Lazlo Solyom, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është nisur dje për në Budapest. Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se Kreu i Shtetit shqiptar do të jetë i pranishëm, së bashku me personalitete të tjera të larta të politikës botërore, në aktivitetet që shteti hungarez organizon në datën 27 qershor 2009 me rastin e 20-vjetorit të hapjes së kufirit midis Hungarisë dhe Austrisë. Nga të njëjtat burime mësohet se gjatë qëndrimit të tij në Budapest, kreu i shtetit shqiptar, Topi pritet të takojë homologë të tij dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit hungarez, po ashtu dhe të organizmave ndërkombëtare. Me anë të ceremonive me rastin e 20-vjetorit të hapjes së kufirit midis Hungarisë dhe Austrisë, Hungaria përkujton atë që njihet në historinë moderne botërore si rënia e “Perdes së hekurt”, që simbolizon njëkohësisht edhe shembjen e kufijve mes Lindjes dhe Perëndimit dhe që hapi rrugën për fundin e Luftës së Ftohtë. Megjithëse pika më kulmore e këtij procesi konsiderohet vetë rënia e murit ndarës në Berlin midis dy shteteve gjermane, gjithmonë do të kujtohet se Hungaria ishte vendi ku ky proces filloi aktivisht.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009