Godo: “Do të hapet reparti i dializës pediatrie”
Autori i Lajmit: red.
Në spitalin e ri në QSUT, i cili pritet të përurohet shumë shpejt, do të hapet reparti i dializës pediatrike. Deri tani QSUT ka ofruar një shërbim për të rriturit, ndërkohë që në këtë pavijon janë kuruar dhe fëmijët e vegjël. Tashmë në sajë të një marrëveshjeje me qeverinë turke, fëmijët e moshave të ndryshme, do të mund t i nënshtrohen shërbimit të dializës në një repart të posaçëm. "Sipas marrëveshjes, pala shqiptare ka vënë deri tani në dispozicion tetë milionë lekë të reja për rikonstruksionin ose përshtatjen pranë spitalit të Pediatrisë, që do të shërbejë për qendër të dializës pediatrike dhe gjithashtu pala shqiptare do të mbulojë rrogat e personelit dhe të gjitha materialet e konsumit mujor dhe të përditshëm që do të kenë nevojë në këtë qendër. Ndërsa pala turke me një investim prej 250 mijë eurosh do të vendosë tërë pajisjet e nevojshme në këtë qendër të dializës",- tha Anila Godo, ministre e Shëndetësisë. Drejtuesi i projektit, Ali Ozgun Ozturk, u shpreh se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në të ardhmen, në fushën e shëndetësisë, ndërkohë që një vëmendje e veçantë do t i kushtohet trajnimit të bluzave të bardha në spitalet më të mira të Turqisë. Sipas ministres së Shëndetësisë, pritet që fillimisht, shërbimit të dializës në këtë pavijon do t i nënshtrohen 10-15 fëmijë të moshave të ndryshme.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009