Inaugurohet ristrukturimi i plotë i spitalit rajonal
Ka përfunduar ristrukturimi i plotë i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, një investim për të cilin janë shpenzuar 100 milionë lekë për godinën dhe 23 milionë për blerjen e paisjeve të reja. Gjatë ceremonisë së përurimit të këtij investimi, ministria e Shëndetësisë, Anila Godo, tha se ky është një investim gjigand që e rendit spitalin e Gjirokastrës, ndër spitalet rajonale më moderne të vendit, të kompletuar plotësisht me të gjitha mjediset e analizimit, egzaminimit dhe kurimit të të sëmurëve. "Duke e renditur shëndetin e qytetarëve dhe shërbimin spitalor ndër prioritetet e saj, janë planifikuar të investohen këtë vit në institucionet shëndetësore të qarkut të Gjirokastrës edhe 10 milion lekë për ndërtimin e 6 qendrave shëndetësore në komunat dhe bashkitë e këtij qarku", tha ministrja Godo, pas prerjes së shiritit të përurimit.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës është një institucion mjekësor me 180 shtretër, në të cilin shërben një personel, që shkon në 242 persona gjithsej, prej të cilëve 137 janë personel mjek dhe infermier. Ky spital është në shërbim të pacientëve të të tri rretheve, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet. Ai është i kompletuar me të gjitha shërbimet spitalore, që përfshijnë dhjetra reparte shërbimi spitalor, si reparti i urgjencave, pediatria, patologjia, infektivi, reanimacioni, dializa, kirurgjia, materniteti, radiologjia dhe laboratore për kryerjen e të gjitha analizave dhe egzaminimeve mjekësore.