Grabiten 3,5 milionë lekë nga filiali i bankës “NBG”
11/08/2010 Dy persona të maskuar largohen duke mos u identifikuar nga policia
Dyshimi, autorët janë grabitësit e BKT-së te “Myslim Shyri”
TIRANE- Filiali i një banke në kryeqytet është grabitur me armë në orën 9:15 të mëngjesit në rrugën e Kavajës, fare pranë qendrës së kryeqytetit. Sipas policisë, autorë të grabitjes të filialit bankar “NBG” kanë qenë dy persona të maskuar e të armatosur, të cilët, pasi kanë hyrë me forcë në ambientet e brendshme, kanë detyruar punonjësit e bankës t’iu dorëzojnë shumën prej 350 mijë lekë të reja, para të cilat përdoreshin për pagesat emergjente. Nga hetimet e para rezulton se grabitësit janë larguar me motor nga filiali, duke shmangur kështu edhe trafikun e rënduar në këtë segment rrugor. Dyshimet e para të efektivave të policisë tregojnë se grabitja e djeshme ka shumë mundësi të jetë vepër e përsëritur e dy autorëve të paidentifikuar, që në muajin shkurt të këtij viti arritën të grabitin shumën prej 50 milionë lekë të vjetra në filialin e bankës BKT, që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”. Burime thanë se grabitja ka ndodhur në të njëjtën zonë dhe se mënyra e veprimit të autorëve ka qenë e njëjtë me atë që është përdorur në grabitjen e 17 shkurtit në BKT. Lidhur me ngjarjen e djeshme policia ka kryer hetime, duke marrë në pyetje personelin e bankës si dhe disa persona që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ata kanë pohuar se dy autorët mbanin në kokë maska, njëri prej tyre ishte i pajisur me pistoletë, ndërsa tjetri nxitonte të merrte lekët në sportelin e bankës NBG. Sapo kanë marrë paratë, dy personat janë larguar me shpejtësi, duke mos u dhënë mundësi të pranishmëve dhe policisë që t’i identifikonin. Ata janë larguar në rrugicat e lagjes, duke fshehur edhe motorin me të cilin mundën të largoheshin.
Plani i masave
Pas grabitjes së bujshme të datës 17 shkurt, ku dy persona morën nga BKT-ja shumën prej 50 milionë lekësh, policia e Tiranës dhe drejtuesit e të gjitha bankave u mblodhën për të diskutuar lidhur me hartimin e një plani konkret për shtimin e masave të sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve të bankave. Këto masa konsistonin në identifikim dhe kapjen e personave që kryenin vepra të tilla kriminale.