E Diel, 1 Nëntor 2026

TEC me qymyrguri në plazhin e Durrësit

 

PROJEKTI

DURRËS- Termocentral qymyrguri! Kjo është e ardhmja turistike e qytetit të Durrësit e propozuar nga kompania italiane ENEL në komunën e Katundit të Ri. Gjatë ditës së djeshme, është zhvilluar një takim për këtë çështje dhe që në fillim ra në sy mospjesëmarrja e gjerë e banorëve. Prezantimi u bë në gjuhën angleze dhe shumë prej pjesëmarrësve, banorë të zonës, nuk arritën që të kuptonin se për çfarë bëhej fjalë. Firma italiane paraqiti propozimin për të ndërtuar në zonën bregdetare të Porto Romanos një “Kompleks Energjetik” i cili do të përbëhet nga një Termocentral me qymyr dhe Pajisjet Detare të nevojshme për shkarkimin e qymyrit që do të sillen nga Italia. Termocentrali i propozuar do të ndërtohet edhe një pontil portual 950 m të gjatë që do të përdoret për shkarkimin si dhe për transportimin e nën produkteve të impiantit të ngritur ku përfshihen gipsi hiri etj. Pika më e dyshimtë e këtij projekti është fakti që përshkrimi i situatës ekzistuese për komponentin mjedisor arrin deri në 5 km. Por Porto Romano nuk është më larg se dy km në vijë të drejtë me kompleksin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›