E Martë, 3 Nëntor 2026

PARIS – Merz: Së bashku me Francën dhe BM-në do të diskutojmë parandalimin bërthamor në Evropë

PARIS, 7 maj /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman i sapoemëruar, Friedrich Merz tha sot se do të diskutonte me Francën dhe Britaninë e Madhe parandalimin bërthamor në Evropë.

“Mbetet një nevojë themelore, që të diskutojmë me Francën dhe gjithashtu me Britaninë e Madhe – çështjen se si mund të vazhdojmë të ofrojmë një përgjigje parandaluese së bashku, në të ardhmen”, tha sot Merz në një konferencë për shtyp në Paris me presidentin Emmanuel Macron, duke shtuar se çdo marrëveshje e tillë do të ishte plotësuese e asaj që tashmë ata kishin me partnerët amerikanë brenda NATO-s.

Kancelari konservator, i cili mori detyrën dje në mbrëmje, tha se ai dhe presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe ministrat e tyre të Jashtëm dhe të Mbrojtjes – do të takoheshin në muajt e ardhshëm – për të diskutuar çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, përfshirë parandalimin bërthamor.

Merz zhvilloi sot një takim me Macron në Paris – 17 orë pas marrjes së detyrës në Berlin.

Kancelari gjerman, Merz dhe presidenti francez, Macron u zotuan të rivendosnin lidhjet franko-gjermane –  për të ofruar një lidership më të mirë në Evropë – në kuadër të ndryshimit të politikës së jashtme të SHBA-së nën administratën Trump. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›