THELLIMI I NDARJES SE PUSHTETEVE
Jo pak është folur e vazhdon të flitet rreth perspektivës dhe angazhimit të ri të lidershipit të PS-së për thellimin e ndarjes së pushteteve, e konsideruar kjo si një nga rrugët më efikase në kushtet e vendit tonë për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë. Koncepti i pushtetit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nyje kyçe në kalvarin e gjatë të tranzicionit në periudhën e post-komunizmit. Reminishencat e regjimit diktatorial kanë ushtruar një trysni të jashtëzakonshme në proceset e hartimit të dokumenteve themeltarë të shtetit, e për rrjedhojë, në ngritjen e strukturave kryesore të tij. Efektet e kësaj trysnie u reflektuan fillimisht në organizimin e qeverisë së parë demokratike, ku kishim në krye të shtetit dikë që mbante funksionet e Presidentit, Komandantit të Përgjithshëm, de facto Kryeministër, deputet dhe kryetar i partisë që kontrollonte shumicën në Parlament. Një centralizim i tillë i tejskajshëm i pushtetit pavarësisht nga forma, në përmbajtje nuk kishte asgjë më pak se sa një monarki absolute. Më pas, Kushtetuta ndau rolet e Presidentit dhe Kryeministrit, si dhe ravijëzoi më qartë tiparet e një republike parlamentare.
Deklarimi së fundi i PS-së se një qeveri e ardhshme e tyre, nëse ajo do të mundësohet nga elektorati, nuk do të ketë Kryeministër dhe ministra nga radhët e Parlamentit, ka frymëzuar oponentët në kritika, që shpesh u mungojnë argumentet. Sigurisht, thirrjet për "ndeshje në fushën e betejës" apo etiketimet e ndryshme mund të jenë çdo gjë, por jo argument dhe logjikë e shëndoshë.
Parimi i ndarjes së pushtetit kërkon shpërndarjen e tij për të shmangur monopolin mbi të. Tre pushtetet që menaxhojnë ligjin veprojnë të ndarë nga njëri-tjetri dhe brenda kufijve të përcaktuar të përgjegjësive. Në të njëjtën kohë, çdo pushtet disponon mekanizmin e kontrollit ndaj veprimeve të pushteteve të tjerë. Historikisht, kontrolli në përdorimin e pushtetit është i domosdoshëm për të parandaluar keqpërdorimin e tij. Ky është aspekti teorik, por rrugët dhe format për realizimin në praktikë janë të ndryshme, e ato varen nga kushte e rrethana konkrete të një shoqërie të caktuar. Ajo që i bashkon në përmbajtje është kuptimi se kontrolli dhe ndikimi publik nuk mund të ushtrohet, nëse pushteti i vishet vetëm një ose disa njerëzve. Prandaj, një shoqëri e lirë dhe e emancipuar duhet të ndajë pushtetin midis autoriteteve të ndryshme të pavarura të shtetit. Vetëm kështu ato do të jenë në gjendje të monitorojnë njëri-tjetrin dhe parandalojnë përqendrimin dhe monopolizimin e pushtetit.
Në një shtet të lirë e demokratik gjymtyrët e tij krijojnë lidhjet me pluralizmin që rrjedh nga partitë politike dhe opinioni publik. Por ndërsa procesi i pluralizmit i lihet lojës së lirë midis forcave të shoqërisë, ndarja e autoritetit të shtetit sanksionohet në Kushtetutë. Ku qëndron në fakt ndryshimi themelor midis lirisë së ofruar nga një sistem demokratik dhe asaj të ofruar nga një sistem diktatorial? Ai qëndron pikërisht në ndarjen e pushteteve.
Edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë nuk e specifikon krejt qartë, deri tani është konsideruar se mënyra më e mirë për të siguruar influencën e Parlamentit ndaj pushtetit ekzekutiv është formimi i qeverisë nga radhët e saj. Kështu, ministrat kanë dy pozicione në Parlament: një në radhët e qeverisë dhe një në radhët e kolegëve të tyre deputetë. Në një renditje të tillë është më se e dukshme se nuk mund të kemi një ndarje të qartë midis ekzekutivit dhe legjislativit, jo vetëm në pikëpamje personeli, por më shumë në pikëpamje të ndarjes strikte të roleve të tyre. Përvoja e deritanishme ka treguar se Parlamenti nuk ka qenë i kufizuar thjesht në një rol legjislativ, por shpesh ka bërë përpjekje të influencojë në vendime të rëndësishme të ekzekutivit, duke synuar që ai të ndjekë një rrugë të caktuar në vend të një rruge tjetër. Edhe qeveria, nga ana tjetër, nuk është kufizuar vetëm në zbatimin e ligjeve, por ka luajtur rol qendror në hartimin dhe zhvillimin e ligjeve. Një përvojë e tillë aplikohet edhe në vende të tjera demokratike.
Megjithatë, teorikisht nuk ka dhe nuk pranohen unanimisht procedura fikse për një ndarje klasike të pushteteve të legjislativit dhe ekzekutivit. Vetëm sistemi i drejtësisë krijon premisa për një ndarje më të dukshme nga hapësirat e tjera të shtetit. Përpjekjet për të riformuluar teorinë e ndarjes së pushtetit kanë çuar në raste të tjera në sisteme të ndryshme të shpërndarjes së tre funksioneve të autoritetit të shtetit. Kështu, shumë sisteme moderne demokratike janë organizuar bazuar në një sistem federal. Me fjalë të tjera, dogma që përshkruan një ndarje klasike midis legjislativit, ekzekutivit e gjyqësorit nuk ekziston më. I rëndësishëm mbetet parimi se demokracitë moderne parandalojnë premisat për përqendrimin e pushtetit vetëm në një hapësirë të caktuar.
Doktrina më e përparuar në ndarjen e pushteteve është ajo e mbajtjes së një kursi liberal në shpërndarjen e funksioneve në një shoqëri të sotme moderne. Kjo doktrinë ofron në formë një ndarje më të artikuluar dhe në përgjithësi ajo argumenton se i njëjti person nuk mund të jetë pjesë e më shumë se një prej tri strukturave të shtetit, një strukturë nuk mund të ndërhyjë apo influencojë në funksionimin e strukturës tjetër dhe se një subjekt nuk mund të marrë përsipër funksionet e subjektit tjetër. Kjo e fundit predikon, përpos të tjerave, se ministrat nuk duhet të kenë, përveç fuqisë ekzekutive, edhe fuqi legjislative. Pak a shumë kjo është doktrina ku mbështetet edhe nisma e PS-së dhe e kryetarit të saj. Në pamje të parë duket sikur ajo krijon premisat e një ndarjeje të ashpër, por në fakt vlerat e saj mbështeten në sistemin e kontrollit dhe balancimit të pushtetit, që është aq i domosdoshëm për parandalimin e abuzimit nga ana e ekzekutivit. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se ndarja më e qartë e këtyre strukturave eliminon lidhjet dhe kontrollin reciprok midis tyre. Përkundrazi, ajo është forma më efikase që parandalon tiraninë, të cilën ne shqiptarët jo pak e kemi përjetuar. Ajo është parimi i frenimit të ndërsjellë, ose siç quhet ndryshe, parimi i kontrollit dhe balancës. Në kushtet konkrete të vendit tonë, iniciativa e mësipërme bëhet më se e domosdoshme dhe tregon tendencë e vullnet pozitiv për të thelluar procesin e demokratizimit të vendit.
Cilat janë disa nga arsyet pse Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit që ai do të zgjedhë nuk duhet të jenë nga radhët e Parlamentit?
Së pari, nëse shohim përbërjet e qeverive në këto dy dekada të fundit është e lehtë të konstatosh se, shumica e anëtarëve të saj kanë mbajtur poste partiake e parlamentare dhe kanë arritur në postet ekzekutive më shumë në sajë të besnikërive të treguara ndaj liderëve partiakë sesa në sajë të aftësive të tyre akademike e profesionale në sektorët që kanë drejtuar. Koalicionet fiktivë para e pas zgjedhjeve kanë kushtëzuar dhënien e portofolave të rëndësishme ministrore tek kryetarët e partive që kanë formuar këto aleanca, pavarësisht se ato nuk mbështeteshin aq në elektorat sesa në lojën e paskrupullt dhe makinacionet e dy partive të mëdha. Me disa përjashtime, shumica e ministrave kanë lënë shijen e ish-nomenklaturave të sistemit të kaluar, duke e konsideruar funksionin e rolin e ministrit vetëm në sferën politike, ku "kujdes" i veçantë i është kushtuar spastrimit të dikasterit nga "armiqtë" e klasës. Kjo, shpesh, ka sjellë që, bashkë me drejtuesit kryesorë në rotacionin politik, të përfshihen deri edhe pastrueset.
Le t‘i referohemi sferës së ushtrisë. Kur diktatori Hoxha i komunikoi emërimin në detyrën e ministrit të Mbrojtjes një anëtari të Byrosë Politike, ai me ndrojtje shprehu dyshimin se a do të ishte në gjendje ta kryente atë, duke pasur parasysh se deri në atë moment asgjë nuk e kishte lidhur me ushtrinë. Pyetjes se a ishte në gjendje të zbatonte vijën e partisë ai iu përgjigj: "Ah, për atë nuk të fal unë!". A ndryshoi gjë më pas nga filozofia e mësipërme? Me përjashtim të qeverisë së parë të tranzicionit, ku ministri i Mbrojtjes kishte kualitetet dhe formim ushtarak, të gjithë të tjerët ishin nga fusha krejt të tjera. Parimi i kontrollit civil në Forcat e Armatosura, edhe pse shumë i propaganduar, mbeti realisht në kuptime empirike. Nëse drejtuesit e forcave politike dhe të shtetit do të kishin dëgjuar ushtarakët, vendi nuk do të kishte njohur katrahurën e vitit ‘97. Nëse ministri i Mbrojtjes do të kishte njohuritë minimale në fushën ushtarake, sot nuk do të kishim Gërdec. Njohuritë minimale do t‘i kishin mundësuar atij të kuptonte se çmontimi i municioneve në qendra të banuara është një ndërmarrje mjaft e rrezikshme dhe mund të shoqërohet me pasoja ekstreme.
Në përgjithësi, mënyra e zbatimit të kontrollit civil në Forcat e Armatosura nuk ndryshoi shumë nga ajo e periudhës së diktaturës. Përdorimi i termave të ndryshëm nuk e ndryshon përmbajtjen e substancës. Edhe në institucionet e tjera, shpesh, përzgjedhjet jashtë kritereve profesionale, por bazuar vetëm në veladonin e deputetit dhe bindjes partiake, nuk krijuan kushtet e favorshme për implementimin e politikave të duhura në fushat që ato mbulonin. Formimi i një qeverie me përbërje nga specialistët më të mirë të fushave do t‘i jepte frymëmarrje asaj për t‘u përballur me problemet e shumta ekonomike e sociale të vendit.
Së dyti, të gjithë pranojmë teorikisht rëndësinë që ka integrimi i shoqërisë civile në proceset e demokratizimit dhe zhvillimit të vendit. Por është fakt që, shumë nga intelektualët janë lënë jashtë konkurrencës profesionale. Kjo ndodh kryesisht për shkak të klimës së pafavorshme të krijuar nga elitat e partive, që mundohen me çdo kusht të mbajnë monopolet e tyre. Është i pakundërshtueshëm fakti që shumë autoritete profesionale në fusha të ndryshme i qëndrojnë larg lojës së elitave partiake, sepse e shohin të pamundur të negociojnë me ta dhe nuk dëshirojnë të bëhen subjekt i një klime të ashpër politike. Shumë intelektualë e kanë të vështirë të bëhen pjesë e atij Parlamenti, ku shpesh mungon civilizimi, ku fyerjet dhe sharjet arrijnë ekstreme, dhe ku fryma e dialogut dhe e kompromisit nuk njihet. Intelektuali i vërtetë i sotëm e ka të vështirë t‘i përkulet delirit të madhështisë së bosëve e nuk mund të prononcohet se "ky" apo "ai" lider ka tiparet e Skënderbeut, Helmut Kohl e krahasime të tjera bajate. Kjo është shumë arkaike. Shumë nga ata ndjekin në heshtje amatorizmin në fushat që njohin mirë dhe e ndjejnë veten të pafuqishëm për rezistencë. Edhe ata që kanë guxuar të rezistojnë shpesh janë lënë në mëshirën e rrugës.
Së treti, mbajtja e dy funksioneve, shtetërore dhe legjislative, nuk i shërben efektivitetit në punë. Të dyja funksionet dëmtohen. Në pjesën dërrmuese të kohës, anëtarët e qeverisë nuk janë në gjendje të jenë prezent në seancat e Parlamentit dhe nuk kanë kohë të impenjohen për pjesët e legjislacionit që nuk prekin institucionet e tyre. Në anën tjetër, ata janë të detyruar të jenë ushtarë të bindur e të paraqiten në rresht sa herë që vota e tyre është e nevojshme për të formuar shumicën në votim apo kuorumin e nevojshëm. Ata duhet të paraqiten në Parlament sa herë që janë planifikuar "ndeshje finale". Jo për humor, por për hir të realitetit kondicioni fizik për përballje trupore apo çjerrje gojore shpesh vlerësohet nga shefat e partive më shumë se çdo kualitet tjetër. Ata votojnë pro një projektligji të sjellë nga mazhoranca dhe kundër një tjetri të sjellë nga minoranca. Votimi i tyre nuk mbështetet aspak në analizën e asaj që propozohet ose është diskutuar paraprakisht në komisionet përkatëse, por thjesht në urdhrin e "komandantit". Nëse nuk voton si partizan ka fare pak mundësi të jetë përsëri në listat për deputet ose kandidat për ministër. Kështu përkthehet faktikisht ndarja e pushteteve deri më tani.
Mesazhi që opinioni merr nga kjo iniciativë e re në ndarjen e pushtetit tregon qartë kuptimin se vendi nuk mund të qeveriset më me politika emocionale. Përkundrazi, në një situatë ekonomike të pafavorshme dhe në kushtet e një korrupsioni masiv që e ka gërryer e vazhdon ta gërryejë nga brenda shoqërinë shqiptare, shmangia e rëndësisë së qeverisë, si organ i bërjes së politikave, është e domosdoshme. Kjo nuk e zbeh aspak rolin e saj të rëndësishëm si një organizëm i menaxhimit burokratik. Formimi i qeverisë nga një potencial i gjerë kandidatësh do të krijonte shanset për ndërtimin dhe forcimin e një administrate shtetërore profesionale.
Sa më shumë t‘u largohemi emocioneve, sa më shumë të jemi të civilizuar, aq më mirë do të kuptojmë se kush janë "fushë-betejat" e vërteta, ku elektorati kërkon të shohë aktorët tanë të politikës.