E Diel, 1 Nëntor 2026

Vullin: Mbështetje më e madhe ndaj serbëve në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vullin, teksa ka vizituar fshatin Osojan në afërsi të Pejës, u ka premtuar banorëve serbë atje se Serbia do të kujdeset edhe më nga c`është kujdesur deri më tani për të kthyerit. Mediat serbe e kanë cituar Vullin të ketë thënë se duhet bërë çmos që serbëve të kthyer në Kosovë t`iu sigurohet “jetesa e drejtë dhe e ndershme”.

Ai ka theksuar se “ekzistojnë një numër abuzimesh”, por “kjo nuk është arsye që Serbia të mos kujdeset për serbët që jetojnë në Kosovë”.

“Ndihmën për të kthyerit dhe shtesat për Kosovën nuk do t`i heqë askush, por ato do të shpërndahen në mënyrë më të drejtë”, ka thënë Vullin në Osojan.

Ai e ka vizituar edhe fshatin Zhaç, në të cilin, deri më tani janë kthyer 28 familje serbe. Sipas paralajmërimeve gjatë ditës së sotme, Vullin do të vizitojë edhe Patrikanën e Pejës dhe fshatin Gorazhdec, në mbrëmje do të vizitojë Shtërpcën, ndërsa gjatë të nesërmes Vullin do të qëndrojë edhe në Prizren.

Sic raportojnë mediat kosovare, zyrtarët qeveritarë në Kosovë kanë deklaruar se Vullin, po qëndron në Kosovë me lejen e autoriteteve kosovare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›