TIA, rezolutë tek ministri
TIRANE – Dega e Transparency International në Tiranë, e cila organizoi debatin e djeshëm mbi Reformën në Drejtësi, konfirmoi se rezolutën e nënshkruar nga përfaqësuesit e prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve dhe noterëve, do ta paraqesë si një zë të vetëm në Ministrinë e Drejtësisë dhe tek autoritetet e tjera vendimmarrëse. Përfaqësuesi i Transparency International Albania theksoi se tryeza është organizuar me qëllim mbledhjen e mendimeve dhe bashkimin e tyre në një, duke pasur për objektiv paraqitjen përfundimtare tek ministri i Drejtësisë dhe autoritetet e tjera vendimmarrëse.