Thirrjet raciste, Kadare anulon vizitën në Greqi

Ismail Kadare ka anuluar viziten e tij ne Athine, e cila ishte parashkuar te zhvillohej me 19 prill. Vendimi i shkrimtarit shqiptar, ka ardhur si pasoje e thirrjeve raciste nga ushtaret greke gjate parades se festes kombetare. Si lajmi per anulimin e vizites, ashtu edhe arsyeja per marrjen e ketij vendimi, jane bere te ditura nga vete Kadare permes nje letre zyrtare. I menjehershem reagimi i Drejtorise se Kultures e Artit ne Greqi, qe shpreh keqardhje per vendimin e shkrimtarit shqiptar, ndersa shton se incidenti i pakendshem eshte denuar nga opinioni publik grek.