E Shtunë, 31 Tetor 2026

TKOB, rikthehet baleti Delina

Tiranë, 4 mars, NOA / Melina Selimi - Shfaqja e baletit Delina, me koreografi të Agron Aliajt, do të jetë premiera e radhës në datën 5 mars në Teatrin e Operas dhe Baletit. Me muzikë të kompozuar nga Çesk Zadeja dhe libret nga Agron Aliaj, baleti Delina rikthehet në skenë pas 46 vjetësh. Kjo vepër skenike koreografike do të interpretohet nga solistët Enada Hoxha, Gerd Vaso dhe balerinët Greta Hushi, Isida Mollaymeri, Sokol Zhugri si dhe nga trupa e baletit, ndërsa skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Taulant Pustina.

Lidhjet e Agron Aliajt me "Delinën" janë jo vetëm si koreograf. Kjo është një ndër shfaqjet e para ku ai ka interpretuar në rolin e Arbanit, krahas Zoica Haxhos, në rolin e Delinës.

Delina konsiderohet si një nga baletet më të njohur të repertorit shqiptar. Në libretin e ri, historia e Delinës rri në triptik bashkë me legjendat e "Norës" së Andrea Skanjetit dhe me legjendën e Doruntinës.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›