Siti-Arsenal, supersfidë titulli në Premier Ligë
TIRANE-Mançester Siti dhe Arsenali përballen sot pasdite në “Etihad Stadium”, në ndeshjen kryesore të javës për kampionatin anglez.
Grushtat në mesjavë mes Mario Balotelit e Miçah Riçards kanë trazuar atmosferën në kampin e kryesuesve të Premier Ligës, megjithatë te Siti duken të uritur për të fituar dhe për të ruajtur vendin e parë. Pas batutave për Balotelin, trajneri Roberto Mançini e ka kapur dje me Samir Nasri, që në javët e fundit ka zhgënjyer jo pak. “Duhet të zgjohet, të bëjë më shumë dhe më mirë, sepse, mesa duket nuk e kupton situatën”, tha Mançini. Trajneri i “Citizenes” ka folur edhe për kolegun e tij tek Arsenali, Arsen Venger, që nuk fiton një trofe që prej vitit 2005 në krye të “Topçinjve”. “Në Itali, një situatë si ajo e Venger është e papranueshme, por në Angli ka më shumë respekt për trajnerët dhe sipas mendimit tim, Venger është ende një trajner i madh”, deklaroi tekniku italian. E ndërkohë, tekniku francez, në një konferencë shtypi paralele, ka sulmuar mënyrën si funksionon Mançester Siti. T’i shesës futbollistë Sitit në lulen e moshës dhe të karrierës, është diçka shumë e dhimbshme, - tha Venger. – Për fat të keq nuk mund të konkurrojmë me rrogat e tyre”, shtoi ai. E si të mos mjaftonte kjo, dje në mediat angleze është publikuar lajmi se sheikët e Mançester Sitit janë gati që verën e ardhshme të ofrojnë shumë marramendëse për sulmuesin Robin Van Persi, lojtari kryesor i Arsenalit në këto momente. Sipas “The Sun”, holandezi do të përfitonte 200 mijë euro me kalimin në radhët e skuadrës së Mançinit.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)