Santos vlen sa Real Madridi

Strategu katalan ka kërkuar respekt maksimal për skuadrën braziliane. “Santos vlen sa Real Madridi”, tha Guardiola gjatë një konference për shtyp duke motivuar futbollistët e tij para finales në Yokohama, që do të përcaktojë skuadrën kampione të botës.
Për Guardiolan, përballja me Santosin është “një sfidë e madhe, por edhe një ëndërr. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të fuqishëm në secilin repart. Ata janë vërtet të fortë”.
Guardiola është i kujdesshëm për kualitetet individuale të futbollistëve të Santosit në krye me sulmuesin Neymar. “Ata të gjithë kanë teknikë individuale dhe janë shumë të rrezikshëm në kundërsulme, sikurse Real Madridi”, u shpreh Guardiola.
Nuk do të jetë sulmuesi David Villa, i cili u lëndua rëndë në gjysmëfinale, ndërsa në dyshim është edhe paraqitja e sulmuesit tjetër, Alexis Sanchez.