TRIDHJET DITT E RAMAZANIT
Pavaresisht se kush i gatuan dhe si i shtron ne sofer gjelleve te shtruara ne darkat dhe drekat e politikaneve u bie ere djerse varfanjakesh. Dhe ato darka e dreka nuk shtrohen per ta ngire barkun e te ftuarave por per ta stolisur me tipare njerezore masken e nikoqirit. Andaj kur uleni prane sofrave te shtruara nga politikanet ta dini se shijoni djersen e skamnoreve dhe mos i levdoni gjelleberesit por nikoqirin. Aq me shume mos pyetni me cka e keni merituar nderin te jeni njeri nga te ulurit prane sofres mbreterore sepse kete nuk e di as vete mbreti por oborrtaret qe kujdesen per madheshtine e tij.
Pa dyshim qe edhe iftaret qe shtruan politikanet dhe funksionaret e shqiptareve te Maqedonise gjate tridhjete diteve te Ramazanit qe sapo kaloi kishin eren e djerses se popullit te ketushem shqiptar varferia e te cilit eshte proporcionale me pasurine qe grumbullojne funksionaret e ketushem shqiptare gjate nje mandati katervjecar si perfaqesues te popullit neper institucionet shteterore e publike. Ne keto iftare qe shtruan partiaket e BDI-se e ku ben pjese edhe darka qe shtroi kryetari i kesaj partie Ali Ahmeti moren pjese diplomate e gazetare politikane e hoxhallare por ne asnje nga ato ahengje nuk ishte i ftuar ndonje i varfer apo bonjak i ndonje ish-ushtari te UCK-se. Keto iftare u regjistruan nga kamerat televizive dhe u komentuan ne menyra te ndryshme por sido qe ti komentosh e sido qe ti vleresosh ato mbeten vetem deshmi e perversitetit dhe primitivizmit politik. Ato gjithashtu mbeten deshmi e se kundertes se asaj qe donin ta tregonin nikoqiret treguan se feja e vetme e politikanit te dobet eshte politika se ne emer te manipulimit politik ata jane te gatshem te keqperdorin edhe ndjenjat religjioze te popullit te tyre.
Shikuar per nga numri i iftareve qe shtruan politikanet e shqiptareve te Maqedonise ndash thuajse cdo mbremje nga nje - del se gjate muajit te Ramazanit ata ishin me te angazhuar se hoxhallaret e fshatit. Madje lane pershtypjen se gjate tridhjete diteve te agjerimit ata nuk bene pune tjeter perpos qe u moren me perpilimin e listave te te ftuarve dhe zgjedhjen e restoranteve ku do shtronin darka. Pra u moren me nje aktivitet nga i cili perfituan vetem pronaret e restoranteve. Dhe duke qene te zene me organizimin e iftareve pushtetaret e BDI-se nuk e kuptuan si duhet pse gjate raportimit te tij si Kryeminister Gruevski perfshiu periudhen katervjecare te qeverisjes se VMRO-DPMNE-se duke mos e ndare ate ne dy vitet sa bashkeqeveriste me PDSH-ne dhe ne periudhen aktuale kur partner ne koalicionin qeveritar ka BDI-ne e Ali Ahmetit. Pra ata nuk e kuptuan se duke raportuar per kater vite te pandara qeverisjeje te VMRO-DPMNE-se Gruevski dergoi porosi te qarte per ata qe dine te kuptojne partite shqiptare ai kurre nuk i ka llogaritur si pjese te qeverise se tij por si vasale te perdorshme. Madje kete nuk e kuptuan as disa opinioniste te ketushem qe iu versulen Kryeministrit aktual te Maqedonise me kritika ne vend qe popullit te tyre ti thoshin hapur se gjate historise njerezore asnjehere nuk ka ndodhur qe vasali te qeverise me ndonje shtet apo perandori por ai gjithmone ka qene e do mbetet sherbetor qe i ndihmon sunduesit te mbajne nen kontroll popullin apo regjionin qe eshte nen mbikeqyrje te vasalit. Apo ata duhej ti shpjegonin popullit te vet se duke mos i ndare periudhat e qeverisjes se vet me PDSH-ne nga ajo e tanishmja me BDI-ne Gruevski deshi te tregonte hapur se dy partite shpotare per te nuk dallojne me asgje mes veti se vasalizmi i dikurshem i PDSH-se nga ai i sotmi i BDI-se nuk vecohet per nga permbajtja por per nga forma PDSH-ja e dhunonte popullin e vet per tia lehtesuar sundimin Gruevskit e Ali Ahmeti i kendon popullit ninulla genjeshtare per ta vene ate ne gjume mbase vetem qe ti ndihmoje maqedonasit etnike pa trishtime ta perballin rilindjen e tyre te vonuar kombetare. Apo thene ndryshe PDSH-ja ishte vasali qe i permbahej parimit ndash popullit duhet luajtur mamane qe te te thirr baba e Ali Ahmeti eshte duke financuar incizimin e ri te filmit te vjeter qe shqiptaret ishin te detyruar ta shikonin dekada me radhe ne ish-Jugosllavine socialiste filmin qe mban titullin Si ndertohet bashkim vellazerimi ku dihet kush e luan rolin e vellait te madh qe sundon dhe urdheron dhe kush ate te vellait te vogel qe duhet te duroje dhe te prese derisa te rritet.
Si do qe te jete ka vite qe ka filluar kjo mode e shtruarjes se iftareve publike nga funksionaret shqiptare te Maqedonise mode qe ka me shume elemente qesharake sesa religjioze dhe bamires. Nese per hicgje tjeter atehere ngaqe kjo dukuri paraqet shtremberimin e nje tradite te huazuar nga bota islame e ku shtruarja e iftareve publike ka qellim dhe domethenie krejt tjeter nga perdorimi politik i tyre. Pra ne boten islame keto iftare shtrohen per skamnoret dhe per ata qe nuk kane me cka te ushqehen gjate Ramazanit e jo per te bere parade politike. Aq me shume ne boten islame keto iftare per varfanjaket shtrohen nga donatore te panjohur nga ata qe nuk kane nevoje per kamera televizive per ta deshmuar shpirtbardhesine e tyre. Apo shtrohen nga te pasurit qe e ndjene se pasurise se tyre i bie ere djerse varfanjakesh andaj edhe ndjene nevojen qe nje pjese te saj tua kthejne atyre qe ua kane borxh.
Pra tridhjete ditet e Ramazanit qe sapo kaloi pushtetaret dhe kryesuesit e BDI-se i perdoren per parade politike. Njesoj sic u perdor ky Ramazan edhe nga disa ligjerues fetare te cilet sa nuk u thane shqiptareve te ketushem se per te qene myslimane te mire duhet sa me shume tu ngjajne arabeve. Pra sa nuk u thane shqiptareve te ketushem se rruga islame nuk eshte e shtruar nga besimi dhe devotshmeria ndaj Zotit por nga arabazimi i tradites se shenjte shqiptare. Me cka ata edhe nuk linin pershtypjen e sherbetoreve te fese dhe te predikuesve te saj ata nuk ngjanin ne njerez te ditur qe e kane te qarte ku qendron kufiri qe ndan traditen e nje populli nga ceshtjet e fese por me shume u ngjanin komisareve te dikurshem komuniste qe ideologjine e tyre e kishin lidhur per mustaqet e Stalinit dhe thoshin se nuk te vlen gje gjuha amtare dhe tradita e popullit tend pa e ditur rusishten dhe pa mos e sllavizuar vetveten. Me cka traditen shqiptare e helmuan me helmin e tradites sllave dhe e demtuan shqiptarine aq sa cmimin nga ky dem shqiptaret e paguajne edhe sot e kesaj dite.
Tridhjete ditet e Ramazanit qe shkoi mbeten te shenuara edhe me darkat qe shtruan politikanet e ketushem per te ftuarit e tyre. Ne ato darka nuk kishte vend per te varfrit andaj edhe gjelleve u binte ere djerse skamnoresh. Dhe asnjeri nga ata qe shtruan iftare per te ftuarit e vet nuk tregoi se kush i pagoi harxhimet e bera per ahengjet me qellime politike. Ato darka te shtruara edhe nga ateiste te deridjeshem deshmuan vetem ate qe dihet se disa politikane te shqiptareve te Maqedonise as vete me nuk e dine se cilen e kane fytyre e cilen maske. Andaj nuk do jete e cuditshme nese nje dite kerkojne nga besimtaret qe edhe fitrat dhe zeqaten ta paguajne ne arkat e partive te cilave u takojne. Me ne fund mbase ky popull ate edhe e meriton ngaqe nuk e shef se me dekada eshte duke paguar gjobe te larte per shkak te politikaneve te cileve maska u eshte shkrire dhe u eshte bere fytyre. Dhe diku nen masken e ketyre politikaneve fshihet e verteta se ka dicka qe i ben te ngjashem mes veti politikanet dhe hoxhallaret e mire nga ata te keqijte politikanet dhe sherbetoret e mire te Zotit e sakrifikojne vetveten per te miren e popullit dhe te besimtareve e ata te keqijte sakrifikojne popullin dhe besimtaret per te miren e tyre.