TURPI I ZGJEDHJEVE: DEMOKRATET "FITOJNE" ME... KQZ
Konflikti i ashpër për Beratin mes tre anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që mbrojnë ngjyrat e PS dhe 4 anëtarëve të tjerë, përfshirë kryetarin Ristani, që mbrojnë ngjyrat e PD, është një tjetër simptomë e atij lëngimi kronik, nga i cili vuan prej dekadash shteti shqiptar. Kjo sëmundje e ka emrin: Kapje e shtetit nga pushteti, nga partia, nga politika. Për më shume se 40 vjet shteti u kap nga Partia e Punës. Institucionet e shtetit ishin shtojca, rripa transmisioni, kukulla të verbra dhe të bindura të partisë në pushtet, zbatuese të zellshme të vullnetit të liderit të saj. Por edhe pas rënies së komunizmit diktatura e partisë, e pushtetit dhe e politikës mbi shtetin vazhdoi. Tashmë nuk ishte një parti, një lider dhe vetëm një pushtet që kapte shtetin, por disa që kanë vite që alternohen në këtë rol prej diktatori. Pasoja më e dhimbshme e këtij zhvillimi ogurzi është moskrijimi i institucioneve të lira që kontrollojnë dhe baraspeshojnë qeverisjen dhe që janë thelbi i një sistemi të ri europian që është i ndryshëm nga diktaturat apo tiranitë. Provë e këtij nënshtrimi të shtetit nga partia dhe pushteti, e faktit që partia-shtet vazhdon të jetë gjallë edhe në "demokraci" është edhe konflikti i turpshëm në KQZ.
***
Mjerimi dhe nënshtrimi i institucioneve nuk mund të mos sjellë edhe nënshtrimin e njerëzve apo specialistëve që mbushin ato. Ndonëse nuk arriti të marrë mbështetjen për ta bërë i vetëm ose dhe me aleatët e tij qeverinë, dora e Kryeministrit Berisha vazhdon të ndihet e fortë në procesin e administrimit të votimeve deri në KQZ. Berisha deklaron në publik se KQZ duhet të zbatojë ligjin por Ristani, delfini i tij në KQZ, mban të tjera qëndrime. I inspiruar po nga i njëjti Berishë, kryetari i KQZ-së thotë gjënë më absurde për një jurist: "Nuk duhet shfrytëzuar ligji për të dëmtuar procesin zgjedhor", - raportohet të ketë thënë kreu i KQZ. A ka gjë më absurde se kjo? Si mundet që ligji të dëmtojë procesin zgjedhor? Shqyrtimi i konfliktit për mandatet në Berat të bën të kuptosh se është pikërisht devijimi nga zbatimi i ligjit që po e dëmton procesin zgjedhor. Dhe është pikërisht Ristani dhe anëtarët blu të KQZ-së, që po i largohen ligjit duke u fshehur pas "procedurave". Sepse ligji (Kodi Zgjedhor) e thotë qartë: "Me kërkesë të dy anëtarëve të saj, KQZ është e detyruar të marrë në shqyrtim provat e kërkuara nga dy anëtarët që e kanë paraqitur kërkesën". Pra, është Kodi që detyron KQZ-në të marrë në shqyrtim kërkesën e 3 anëtarëve të tjerë "socialistë" të KQZ-së dhe të rinumërojë kutitë e Beratit. Në fund të fundit ç‘të keqe i vjen ligjit dhe së drejtës nga transparenca? Ǒtë keqe ka nëse KQZ verifikon me anë të rinumërimit nëse një masë votash që janë nxjerrë të pavlefshme janë vërtet të pavlefshme? Asgjë e keqe nuk vjen nga një transparencë e tillë që do të tregonte nëse disa vota në kutitë e Beratit janë të pavlefshme sikundër pretendon PD apo janë bërë të pavlefshme pa të drejtë sikundër këmbëngul PS. Vetëm një palë që nuk ka të drejtën me vete, pra edhe fitoren, do të këmbëngulte që kutitë e Beratit të mos rinumëroheshin. Dhe kjo palë është faktikisht PD dhe 4 përfaqësuesit e saj në KQZ. Dhe nëse procesi i transparencës pengohet me lloj-lloj yçklash juridike, sikundër po ndodh, gjithkush ka të drejtë të dyshojë se PD dhe Berisha po përpiqen të qëndrojnë në pushtet jo me votat e qytetarëve, por me votat e 4 anëtarëve të KQZ-së. Kjo është të kapësh shtetin dhe ta shfrytëzosh për të zgjatur me zor jetën e pushtetit. Ky është korruptim i shtetit nga pushteti.
***
Një pushtet i fituar me votat e shumicës së kapur në KQZ dhe jo me ato të shumicës së zgjedhësve, do të ishte një pushtet po aq "legjitim" sa edhe ai që PPSH mbajti për mbi 40 vjet. Thelbi është i njëjtë. PPSH i detyronte qytetarët me terror të votonin 99,9 për qind për të, ndërsa PD, duke instaluar një shumicë tiranike në KQZ, nuk lejon që të lexohet me transparencë vota e qytetarëve. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me kapje të shtetit dhe deformim të vullnetit të qytetarëve. Në të dyja rastet kemi nënshtrimin e institucioneve, juristëve dhe specialistëve ndaj vullnetit të një partie apo lideri. Mjerisht një dukuri e tillë nuk është tipike vetëm për "të djathtën", por edhe për "të majtën". Lidershipi i PS-së proteston me të drejtë sot kundër tiranisë së kartonit që manifestohet në raportin 4:3 në KQZ, por a do ta bënte një gjë të tillë nëse votat do të ishin në favor të tij? Pa asnjë dyshim që jo. Kujtojmë se ishte po ky lidership që jo shumë kohë më parë, përshëndeti dhunën e kartonit 8:1 që KQZ manifestoi duke mohuar të drejtën e qytetarëve për referendum lidhur me Kushtetutën. Ishte po e njëjta procedurë tiranike kundër së cilës PS ankohet sot. Qarjet e sotme të lidershipit të "PS" janë një provë e padrejtësive të tij të djeshme.
***
Konflikti në KQZ nxjerr edhe një herë në pah se sa utopike është të besosh se mund të ndërtosh demokracinë pa institucione të pavarura nga partitë dhe po ashtu, se sa utopik është besimi se mund të ndërtosh institucione të pavarura nga partitë pa pasur individë, juristë dhe specialistë të pavarur që mbi të gjitha, kanë ligjin dhe jo liderin apo partinë. Pra, pak rëndësi ka se si kompozohet një institucion (në këtë rast KQZ), me kandidatura nga partitë apo nga "shoqëria civile". Kohët kanë treguar se kandidatë nga "shoqëria civile" mund të jenë "kuaj Troje" më të tërbuar në shërbim të partive. Puna është se si të krijohet ai lloj specialisti apo burokrati që edhe kur propozohet nga një parti, nuk merr më urdhra nga partia, por nga misioni që i ngarkon ligji detyrës publike që ka marrë përsipër të kryejë. Por kjo nuk mund të ndodhë kur fati i shumicës së shoqërisë, pra edhe i shumë specialistëve dhe i familjeve të tyre, mbetet i lidhur ngushtë madje i diktuar nga fati i një lideri, partie apo pushteti. Është një marrëdhënie fatale ku mungon liria që nuk mund të mos i shndërrojë specialistët, juristët, gjykatësit në shërbëtorë të partisë. Prandaj inxhinieri do të marrë urdhër nga partia dhe do të nënshkruajë ndërtimin e mbikalimit në "Zogun e Zi" por më pas, kur pushteti dhe lideri në pushtet të ndërrojnë, do të jetë po ky inxhinier që do të firmosë shkatërrimin e mbikalimit, sepse kështu urdhëron partia dhe jo shkenca. Edhe gjykatësi do të japë ndëshkime të padrejta apo do të mbyllë çështje gjyqësore, sepse kështu urdhëron partia duke i kthyer shpinën drejtësisë. Prandaj dhe komisioneri nuk do t‘i numërojë votat, por edhe do t‘i shkatërrojë apo vjedhë. Prandaj edhe kryetari dhe anëtarët e KQZ do të marrin vendime për të mos numëruar kutitë e Beratit, sepse kështu urdhëron Berisha dhe jo ligji. Të gjithë janë skllevër të partisë dhe liderit që i mban "me bukë". E si mund të ndërtohet një sistem me liri me njerëz pa liri? E si të mos jetë shteti shqiptar një kënetë padrejtësie ku të gjithë qahen për mungesën e drejtësisë, por askush nuk i del në mbrojtje asaj?