SA NDIKUESE JANE MEDIAT TONA?
Lajmi se një prej gazetave më prestigjioze të botës vetëm pak ditë më parë, me rastin e tubimit të G-8-ës në Itali, jepte njoftimin tërësisht të pabazuar e spekulativ se, një nga vendimet e këtij Samiti do të ishte zëvendësimi i Italisë nga Spanja, edhe pse përbën një justifikim spektakolar për nivelin e shumë mediave të tjera, gjithsesi nuk ka se si ta ulë vëmendjen tonë në lidhje me një sërë pyetjesh që i interesojnë shumëkujt: Ǒbëhet me mediat tona? Sa janë ato përcjellëse të interesit publik? Si e kryejnë detyrën e shenjtë të vëzhguesit ndaj dukurive politike dhe jo vetëm ndaj atyre politike? Në ç‘raport janë në to informimi me komentin e përcaktuar? Sa dhe si e kanë përballuar konkurrencën e mediumeve të tjera, sikundër është, të themi, interneti? Sa i rezistojnë ato banalitetit të rrugës dhe imponimit të politikave redaksionale? Në këto media, në ç‘raporte janë e vërteta, gjysmë e vërteta dhe spekulimi? Sa janë të pavarura këto media, sa autosuficente dhe sa kanë mundësi të vetërregullohen, sikundër lipset të ndodhë me çdo pushtet të pavarur të një shoqërie demokratike, të hapur, konkurruese dhe funksionale?
Posaçërisht, pas një fushate elektorale, pavarësisht raporteve formale të të ashtuquajturit Bord të Monitorimit të Mediave, një sërë pyetjesh edhe më thelbësore shtrohen para gjendjes së mediave shqiptare, pyetje që duket se do të rëndojnë edhe më shumë në të ardhmen jo të largët të tyre.
Me rastin e këtyre zgjedhjeve, shumëkush pretendoi se me ligjin e ri elektoral, roli i mediave do të rritej ndjeshëm. E vërteta është se gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, por edhe postzgjedhore, mediat thuajse u fokusuan vetëm në politikë dhe fushatizëm, në një fushatizëm mbase edhe më të shfrenuar sesa vetë partitë politike. Fakti që të paktën tre televizione të rëndësishëm u impenjuan drejtpërsëdrejti deri në porosi serioze në lidhje me dukurinë tashmë të bërë normë të sondazheve, përbën një provë se të paktën pretendimi për përgjegjshmëri i mediave - veçanërisht i atyre që thirren media elektronike, - është rritur ndjeshëm. Debatet e shpeshtuara si kurrë më parë, pavarësisht se herë ishin të qëlluar e herë të dështuar, gjithashtu flasin në të mirë të kësaj përpjekjeje. Por nga ana tjetër nuk mund të mos të të bjerë në sy se pikërisht kësaj tendence për seriozitet të mediave, partitë politike iu kundërpërgjigjën me një "stil" të ri komunikimi: ato i përgatisnin në laboratorët e tyre politikë kasetat me lajmet e fushatës, gjë që bënte që publiku të mund të ndiqte se ç‘ndodhte në fushatë atë që partitë dëshironin që populli të shikonte. Në këtë mënyrë, me një "truk" të thjeshtë, partitë (më saktë: liderët e tyre) anashkaluan dhe e nxorën jashtë loje gazetarinë e mirëfilltë informative. Praktika sipas së cilës partitë u ofrojnë mediave "shërbimet" e veta, nuk është një dukuri shqiptare, por në kushtet e mungesës së gazetarit të terrenit, më shumë sesa "shërbim", kjo praktikë ishte thjesht dhe vetëm një mënyrë më shumë për t‘i hequr publikut të drejtën e kontrollit (përmes mbulimit mediatik) të veprimtarisë së mirëfilltë politike të partive dhe liderëve të tyre. A ndodhte kjo për "lehtësinë" që sillte ofrimi i shërbimit? Sigurisht që jo. Një gjykim i thjeshtë, po të mbajmë parasysh qoftë edhe ato pak raste të incidenteve të njohura me "policitë" partiake, nuk e ka të vështirë se kemi të bëjmë me një proces të rrezikshëm të korruptimit të mediave në funksionin e tyre primar: atë të informimit.
Kjo mënyrë anormale të sjelli, bashkërenduar me të ashtuquajturën "mbështetje politike" të mediumeve të ndryshme, rritën ndjeshëm peshën publike të liderëve të partive politike dhe krijuan një atmosferë kotësie në lidhje me programet qeverisëse, kualitetet e qeveritarëve të ardhshëm, skemave qeverisëse e kështu me radhë, ca gjëra aspak të parëndësishme këto për një fushatë politike zgjedhore. Në të vërtetë, prirja për rritjen e autoritetit të këtyre liderëve, përveç traditës ballkaniko-komuniste, ishte shënuar kohë më parë, qysh me realizimin e ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008. Më pas kjo u fuqizua me kodin "e ri" elektoral. U arrit për herë të parë në këtë fushatë që pa asnjë ndrojtje a modesti formale, "liderët" të flisnin vetëm në vetë të parë. Më i spikatur në këtë drejtim ishte Rama, i cili thuajse e shmangu tërësisht përdorimin e togfjalëshit Partia Socialiste, sikur të ishte diç e neveritshme. Të gjitha këto ishin të vërteta, por sjellja e mediave me atë çka ndodhte realisht në fushatë, u dha këtyre një dimension të frikshëm që e kishin përpunuar me stafet e veta partiake. Dhe sigurisht edhe i ngarkoi ata në një masë të madhe (të padrejtë, vallë?!) me përgjegjësitë personale në lidhje me rezultatet zgjedhore. Veçanërisht Edi Rama duhet ta kishte menduar këtë para se të binte dakord që do të përdorte këtë teknologji të manipulimit të opinionit publik në lidhje me supervlerat e veta. Të paktën duhet ta dinte se ashtu sikundër shmangu strukturat e partisë nga çdo vendimmarrje dhe publicitet zgjedhor, po ashtu duhet ta përballojë vetë dështimin, ashtu sikundër duket se ishte përgatitur ta përdorte (keq) fitoren.
Sepse vërtet që ai dhe anturazhi i katapultuar në Partinë Socialiste pa asnjë kriter kontributesh dhe vlerash pretendonin për një të ashtuquajtur politikë të re, por nuk kishte se si ta harronte se ndërkohë që në SHBA mbaheshin zgjedhjet, publiku ishte informuar deri në detaje (shpesh në dukje të padobishme) në lidhje me jetët personale dhe kualitetet njerëzore jo vetëm të atyre që garonin, por edhe të familjarëve, miqësive apo armiqësive personale. Sepse një politikë e re së pari do të thotë transparencë, çka nënkupton edhe bazën e kontrollit të qeverisjes nga publiku i gjerë. E, në këtë "garë" informimi mediat e atij vendi nuk mbanin anë. Kurse këtu ndër ne as të ashtuquajturat "media kundërshtare" nuk e tentuan kapërcimin e kufijve që u kishin vendosur "liderët" në mënyrë të padukshme. Kjo dukuri, quajtur shqip: bishtnimi nga e vërteta, përveç të tjerave, ua uli ndjeshëm fuqinë ndikuese mediave në opinionin e gjerë publik dhe votuesit, pavarësisht pretendimeve, u orientuan të votonin thjesht dhe vetëm në mënyrë tradicionale, çka në Shqipëri nënkupton mundësinë e ndonjë vendi pune.
Le të marrim një shembull që dëshmon më së miri se kur mediat kanë një qëndrim të denatyruar me të vërtetën, fuqia e tyre influencuese zbehet. Një nga figurat e reja që u prezantua në këtë fushatë zgjedhore ishte ajo e drejtuesit të G99-ës. Erion Veliaj është, sipas një sërë kalkulimesh, figura më mediatike në tetë vitet e fundit. Prezenca e tij në ekrane dhe media të ndryshme vjen menjëherë pas Ramës dhe Berishës. Ai nuk guxonte të kapërcente oborrin e shtëpisë së tij dhe menjëherë raportohej në të gjitha mediat. E raportonin kur mbërrinte në periferi të Tiranës. Kur takonte dy pleq që jetonin të vetmuar. Në fshatra të thellë. Nëpër gryka të zgafellave të minierave të mjera. Atje ku një fëmijë qante e grindej. Nëpër protesta për të cilat asnjëherë nuk e morëm vesh se sa mbështetës kishin. E, me gjithë këtë mbulim të jashtëzakonshëm mediatik, megjithëse gjithkush e di se mbështetja e komisionerëve të PS-së nuk i mungoi, rezultati i tij elektoral nuk e arriti as 0.99 përqindëshin, qoftë edhe për një humor që kjo kohë tensionesh e lyp.
A do të kishte ndodhur kjo diku gjetkë, atje ku mediat e rrisin autoritetin e tyre jo falë mbështetjes që u jep pushteti, por falë profesionalizmit, i cili ka në themel lirinë? Sigurisht që jo.
…Me mbylljen e zgjedhjeve jo rrallë kanë filluar të dëgjohen edhe zëra që fajësojnë mediat apo përfaqësues të tyre në lidhje me rezultatet. Puna ka shkuar deri atje saqë ka filluar nëpërkëmbja reciproke dhe cinike e atyre që kanë një lloj zëri autoritar në këto media. Thuhen për ta gjëra që zakonisht lipsej t‘u thuheshin politikanëve. Tek-tuk dëgjon edhe që ky apo ai gazetar e figurë publike "na mori në qafë". Nuk është e vështirë të kuptohet se kjo është thjesht dhe vetëm një mënyrë tashmë e njohur e politikanëve për të anashkaluar përgjegjësitë e tyre politike.
Po a kanë "faj" mediat për këtë rënie të autoritetit të tyre? Kanë vetëm fajin e madh që pranuan ta dhuronin lirinë dhe të viheshin në shërbim të hapur politik. Të tjerat janë të nënkuptuara. Dhe rezultati i parë që dha ky nënshtrim ishte pikërisht ajo që politikanët i shmangen me vetëdije ta thonë: rënia e influencës publike.
Dhe atyre nuk kemi pse ua kërkojmë këtë gjë….