E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, delegacioni i PE takim me zyrtarë të lartë e opozitën

Delegacioni i Parlamentit Evropian qe do te monitoroje plotesimin e kushteve nga ana e vendit tone per liberalizimin e vizave, i ka nisur takimet ne Tirane duke inspektuar Qendren Operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Shtetit. Ne kete qender ka lidhje online me 24 pikat e kalimit kufitar ne te gjithe vendin. Pikat jane te lidhura me sistemin e kontrollit TIMS dhe MEMEKS qe jep te dhenat mbi personat me precedente kriminale.

Shefi i Delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan, europianë Jelko Kacin, Simon Busuttil Marije Cornalissen dhe raportuesja e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave Tanja Fajon u njohen me databasin për lejet e qëndrimeve të të huajve, të cilat jane integruar me sistemin e pasaportave.

Nderkaq, ata u njohen me luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar gjatë periudhës midis viteve 2006-2010. Po ashtu me detaje, ata u njohen persa i përket operacioneve te luftes kunder droges dhe trafiqeve të paligjshme.

Prezantimi u be nga Behar Tafa, shefi kabinetit ne drejtorine e policise dhe nga nen/drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Pellumb Nako. Shefi i delegacionit te Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, eshte shprehur para vizites ne Tirane se “koha është shumë e rëndësishme ndaj po shkojmë dhe kaq shpejt pa lajmëruar në Shqipëri, sepse liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse do realizohej përpara pushimeve te verës”.

Gjithashtu ai eshte shprehur se fluksi i azilkërkuesve maqedonas e serb në Europë ka ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›