E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, vidhet shkolla e fshatit Gorre

 Persona të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë natës një shkollë në Lushnje.

Burime të policisë bëjnë të ditur se autorët janë futur në ambientet e shkollës pasi kanë hapur me forcë derën kryesore. Më pas, ata kanë hapur derën drejtorisë së shkollës, ku kanë marrë një kompjuter laptop, një video-projektor dhe 13 mijë lekë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›