AK: PS dhe PD po mbajnë peng sistemin zgjedhor

Aleanca “Kuq e Zi” ka kërkuar nga dy partitë e mëdha, që të mos mbajnë peng sistemin zgjedhor shqiptarë. PS dhe PD nuk duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e reformës zgjedhore nëse nuk garantohet votën e lirë për të gjithë shqiptarët.
Në një tyrezë e diskutimit ku në qëndër ishte reforma zgjedhore, AK-ja paralajmëron angazhim dhe aksion kushtetues për të garantuar, sipas tyre votën e lirë të shqiptarëve.
Një tjetër fakt që aleanca “Kuq e Zi” vuri në dukje është edhe e drejta e votës së emigrantëve shqiptarë kudo që punojnë dhe numërimi në formë elektronike, ku sipas tyre do ti jepet fund njëherë e përgjithmonë numërimit njerëzorë të militantëve grabitës.