TVSH-ja, fenomeni “lopë”!
Regjisori Pluton Vasi, duke pritur në vendin e ftohtë anglez, më 6 qershor vlerësimin e Catherine Zeta Jones për filmin e tij artistik “Shqetësimet e një obezi”, produksion i TVSH-së – na sjell për herë të parë një refleksion mbi raportin e filmit artistik të kinemasë dhe atij të prodhuar nga televizioni; A ka potenciale TVSH për të prodhuar filma artistikë dhe si e menaxhon në treg; Pse TVSH ka marrë nofkën e “lopës”, ku vetëm mund të vjelësh dhe jo të prodhosh qoftë dhe me buxhet të ulët, ndërkohë që Qendra e Filmit hedh miliona për një produksion; Vasi na tregon se vetëm pas ‘90-ës mund të shikojmë elementë të shkollës së filmit në vend, ndërsa po shfaqen kolonizatorët e rinj të filmit, që e vetmja mundësi për të prodhuar film janë vetëm paratë e taksapaguesve
----------------------------------------------------------------------------------------
TVSH-ja, fenomeni “lopë”!
Çfarë shihet gjithë sy e veshë sot nga kineastët, filmbërësit, është kur do të jepet filmi në kinema dhe sa të ardhura do t’ju sigurojë. Por, kjo është thjesht një ëndërr. Publiku pothuaj ka interes të papërfillshëm për filmin shqiptar. Me një kinema të vetme në kryeqytet, së fundi shtuar në periferi të Tiranës dhe një tjetër me dy salla serioze - dhe me një lukuni televizionesh – është entuziazëm i tepër si duket për ta imagjinuar filmin shqiptar si treg. Arsyet për të besuar pse patën një fund bastardues filmat e nostalgjisë të krijuar para ’90-ës, shpjegohet me faktin se në vend kurrë nuk ka ekzistuar një shkollë filmi. Ndërsa rasti i filmit të Pluton Vasit, “Shqetësimet e një obezi” - si ndër tre të nominuarit më të mirë për kupën angleze të edicionit të katërt të Festivalit të Filmit Swansea Bay, që do të zhvillohet nga datat 30 maj-6 qershor në Uells në Britaninë e Madhe - duke u paraqitur si produksion krejtësisht i Televizionit Publik Shqiptar është vetëm majë e ajsbergut, se si funksionojnë kineastët këtu me paratë që vilen nga shteti.
Duke iu shmangur frikës së keqkuptimeve, me pjesën tjetër të njerëzve që prodhojnë filma, por që i marrin paratë nga Qendra Kombëtare Kinematografike - Vasi na jep një shembull se si bëhet një film me buxhet të ulët, ku paguhet minimalisht dhe nuk fitohet asnjë qindarkë. Këtë marrëdhënie kaq enigmatike midis prodhimeve të kinemasë dhe televizionit na e krahason thjesht me faktin e TVSH-së si një “lopë që i merr qumësht” dhe jo siç bëjnë televizionet e tjera që duan t’i shesin “lopës qumësht”.
Pra, ndryshe nënkuptojmë, apo aludohet për kolonizatorët e rinj të filmit në këto vite - që sfidohen përballë produksionit të TVSH-së, si mundësi e politikës së distribuimit, të një buxheti të ulët, apo së fundi dhe të qenit i nominuar në një festival që mbështillet në korpusin hollivudian - siç është pjesëmarrja pa asnjë privilegj në festivalin britanik, që ka për padrone Catherine Zeta Jones. Sytë drejtohen tek dy institucione, që mbahen me paratë e taksapaguesve, siç është Qendra e Filmit, ashtu dhe TVSH-ja, që të dy kanë realitete të kundërta në lidhje me filmin. Na sillet rasti i përfaqësimit të Vasit në një festival ndërkombëtar për të na zbërthyer këtë raport tregu dhe vjelje parash. Për “Shqetësimet e një obezi”, regjisori Pluton Vasi na tregon se i është dashur një vit e gjysmë, dhe e bën “të ngrohtë” prezantimin e tij në vendet anglosaksone jo tematika, por ideja e një skenari të mirë, duke mos paraqitur mbijetesën, por thjesht kush jemi ne shqiptarët. Jeta e përditshme, një ditë e jona, detajet e jetës sonë na bëjnë ne - si komunikojnë këto vlera jetësore me të tjerët, kjo është e rëndësishme na thotë regjisori.
Atëherë ju merrni pjesë në një festival, që eventualisht është i ri, që ka jo shumë vite organizimi, që synon filmin artistik. Keni entuziazëm në këtë prezantim. Si e shikoni këtë pjesëmarrje, në një vend të ftohtë si Anglia?
Në kemi një vit e gjysmë që kemi prodhuar këtë film me titullin “Shqetësimet e një obezi”, me skenar dhe regji nga unë. Filmi ka parë një premierë midis miqsh në dhjetorin që shkoi. Është aplikuar në disa vende dhe ka marrë dy-tre trofe. Mirëpo përballë këtij realiteti ne po fluturojmë në Angli, drejt një festivali që është më shumë se një “bay film festival”, është një korpus hollivudian, ku padronia e festivalit është Catherine Zeta Jones dhe Michael Sheen. Tashmë siç është njohur dhe në media, janë pesë kategori, që nga metrazhi i shkurtër deri në metrazhin e gjatë, ku çdo kategori përfaqësohet me nominimin e tre filmave më të mirë, nën filmin 70 min. Ne, jemi në kategorinë për filmin më të mirë të festivalit, ndër pesë filma.
Shpresojmë që të krijojmë mundësinë e hapjes së rrugës së bashkëpunimit teksa tashmë Shqipëria, është absolutisht në vendin e vet, në vatrën e vet, në Evropë.
Ne jemi vende të ngrohta, ato janë vende të ftohta dhe ne do t’u themi që kur ne sjellim ngrohtësi, është më mirë dhe për ju.
Çfarë ju bën të mendoni se e ka bërë të “ngrohtë” pritjen e filmit tuaj atje, si përfaqësues i Shqipërisë? Është skenari, regjisura, aktrimi që “shesin” një film apo jo?
Kur thashë se është film i ngrohtë, kisha parasysh faktin se, për të thënë të vërtetën, të sotmen, do të thotë që filmi merr përsipër t’ia arrijë qëllimit vetëm nga një bashkëpunim absolutisht perfekt me aksesorët e tij, kryesisht me aktorët, konkretisht unë Pluton Vasi, Marjana Kondi, Xhevahir Zeneli dhe Arben Derhemi.
Të bashkëpunosh me katër vetë dhe t’ia arrish qëllimit, do të thotë se aty është një vatër e ngrohtë, një fenomen shumë i ngrohtë. Tematika nuk ka atdhe, sepse tema e dashurisë është në të gjithë botën, po ashtu e luftës, divorcit etj. Ne nuk marrim përsipër të themi se, ne, me tematikë do ngrohim Anglinë.
Kjo do të thotë që, ne, përfaqësohemi me tematikat tona, ato të përgjithshme, por në veçanti me problemet tona. Ne e dimë ç’është tematika që duhet të konkurrojmë, por, ne, sjellim ngrohtësinë se, si është trajtuar në raport me Shqipërinë. Në filmin tonë, konkretisht, është historia e një gazetari që merr përsipër të bëjë një dokumentar mbi personalitetin e njerëzve në Shqipëri. Kjo e vë përballë, ose në dilemën e vet dhe tregon se si është trajtuar personaliteti këtu në media. Kjo është historia e filmit, një gazetar fiton një projekt për të trajtuar personalitetin e shqiptarëve.
Sigurisht kjo nuk është e thjeshtë. Arshiva është vendi i parë ku gjurmon gazetari dhe e verifikon atë. Ai shikon se tematika e personalitetit është shumë alternative. Në Shqipëri dhe në 50 vitet e diktaturës gjithmonë personaliteti ka qenë alternativ, ashtu sikurse pas ’90-ës. Paralel me këtë ka dhe marrëdhënien me të shoqen, historia e çiftit ajo që është klasike në të gjithë botën. Është një komedi dramatike. Paralel me këtë gjë, gazetari shikon atë që ndodh jashtë dhe me historinë brenda.
Ky personazh mediatik ecën mbi një tra ekuilibri, sepse thotë ky është fati im, fati i çdo profesionisti në gazetari apo profesionin tonë. Ai na thotë se njerëzit janë të dyzuar se nga të shkojnë. Kjo është ajo, që, themi se, filmi ynë e ngroh këtë festival dhe nuk duam të themi që ne mbijetuam.
Ju keni zgjedhur çift “aktorësh” të humorit, si Marjana Kondi apo Xhevahir Zeneli, a është ky qëllim i adaptimi të aktorit me tematikën e filmit, apo kjo ka qenë baza e aktorëve që keni imagjinuar pa tentuar portrete të reja të komedisë?
Nuk ka aktorë të humorit, aq më tepër në ndarjen të vjetër e të rinj. Nuk ka aktorë të tillë për mua. Unë kam mbaruar të njëjtën shkollë si Xhevo dhe Marjana, Timo Flloko etj. Unë nuk dalloj dot aktorë të humorit me të tjerë. Aktori është aktor.
Po jam dakord të ndajmë nëse është aktor apo jo. Për mua nuk ka aktorë të këqij dhe të mirë, sikurse nuk ka aktorë të humorit. Por, në raport me inteligjencën, në raport me kulturën, me luftën dhe përpjekjet që bën çdo aktor, të cilët pozicionohen në raport me fatet social-kulturore që mund të ketë një vend, apo një institucion - ku mund të qëllojë të punojë një aktor. Për këtë arsye ata nuk mund t’i ndash. Aktorët nuk mund t’i ndash, ata kanë një fat; o janë aktorë, ose nuk janë.
Faktikisht sot në Shqipëri, ose dhe në gjithë botën, qëllojnë njerëz që xhirojnë pa fund, por nuk janë aktorë si p.sh., e them me bindje që Silvester Stalone nuk është aktor.
Nuk është hera e parë që kineastët tanë përdorin si bëma në pjesëmarrje ndërkombëtare një aplikim apo nominim. Ndonëse ju siç thoni, jeni afër vlerësimi të korpusit hollivudian, që ka padrone një emër të madh si Catherine Zeta Jones - përveç këtij fakti, për çfarë do ta vlerësonit ju këtë festival?
Duhet të jemi të lirshëm për një gjë - historia e artit jeton, jeta vdes. Njerëzit që investojnë për artin janë njerëzit më me vlerë. Sepse investojnë për shpirtin e njeriut. Catherine Zeta Jones hyn në ato qenie njerëzore që i ka dhënë Zoti talent, fat dhe ka kuptuar se sa më vlerë është të stimulosh njerëzit, siç është puna jonë, e shqiptarëve konkretisht, duke i dhënë një vlerësim. E parë kështu, Catherine Zeta Jones është absolutisht një vlerësim i madh që, ne, na ka nominuar një ndër tre filmat më të mirë, që më datë 6 qershor, ora 21:30, do të presim me ankth.
Si jeni njohur me këtë festival?
Unë kam aplikuar në mënyrën më të rastësishme. U gëzova shumë që hyra në festival, por njëkohësisht u befasova kur mbas një muaji m’u komunikua që jam tek tre filmat pretendentë, pa ndërmjetësuar askush. Ashtu sikurse në “Las Vegas film festival”, filmi mori asin e artë. Por, problemi shtrohet në këtë mënyrë; unë them që në Shqipëri burimet për të bërë një skenar të mirë filmi janë mëngjes, drekë, darkë, pa ndërprerje, pa pushim. Puna është se duhet të rrish qetë dhe të komunikosh me njerëzit, të bashkëpunosh me ta.
Ju thatë që premiera është vënë vetëm mes një grupi miqsh dhe nuk ka parë premierën publike. A shqetësoheni për faktin se filmi nuk ka bërë xhiron e kinemasë për t’u njohur nga një publik më i gjerë, fundja prandaj bëhet një film?
Unë po ju them që jam i shqetësuar për ata që bëjnë xhiron e kinemasë, jo për filmin që nuk ka bërë xhiron në kinema.
Filmi juaj është produksion i TVSH-së, pra njihet si prodhim i televizionit publik. Si ka funksionuar kontrata me ju, si autor filmi? A ka RTSH-ja potenciale për të prodhuar një film?
Pa dashur të tingëllojë si servilizëm, mund të them se drejtori i RTVSH-së, Petrit Beci, është një nga njerëzit që ka stimuluar kinemanë gjithë jetën. Sigurisht që këtu ka pjesë të medias. Pavarësisht nga ky drejtor, që e do kinemanë, në televizionin shqiptar ka pasur bërthamë kinemaje, elementë të saj, gjë që do të thotë se ka funksionuar si në gjithë botën që televizionet e kanë stimuluar kinemanë. Në këtë arsye, RTSH nuk mund ta përjashtojë veten.
Aq më tepër që është shtëpia ime. Pavarësisht nga subjektivizmi, RTSH ka akoma akumulime që mund të prodhojë filma kinemaje, sepse këtu ka një keqkuptim shumë të madh në këtë raport, është një abuzim i madh.
Por, RTSH është akumulim vlerash në raport me atë çka mund t’i përgjigjet çdo lloj prodhimi. Por, është njëkohësisht edhe vendi që varet nga shteti dhe pasqyron akoma siguracionin absolutisht maksimal, pra siguron një film. Pra, ne si ekip kemi figuracion, kemi një film, por ama nuk jemi të pasur.
Si do të vazhdojë jeta e filmit, kemi parasysh tregun - si është parashikuar në kontratën me TVSH për këtë, si do të nxirren të ardhurat që janë shpenzuar nga filmi?
Shpenzimet e filmit janë me punonjësit e RTSH-së, punëtorët janë paguar minimalisht. Dëshirë, respekt për punën, dashuri, pagesë minimale në raport me ç’pretendohet me kinemanë, por është arritje. Në një moment kjo tingëllon qesharake. Në shumë vende nuk përjashtohet që ka filma me buxhet të ulët, ka filma miqsh, ashtu sikurse ka filma të Hollivudit, sikurse ka filma të autorit që nuk pyesin për Hollivudin. Ashtu sikurse RTSH që nuk ka lidhje me filma që kanë rrënjë të kolonializmit. Gjë që në Shqipëri kam frikë se janë shfaqur.
Kur pyeta më lart se si do të vazhdojë jeta e filmit, si produkt i televizionit, doja t’ju pyesja nëse ka ndonjë kontratë TVSH-ja për shitjen e filmit me simotrat e saj, pra a ka politika ky televizion se si të bashkëpunojë me televizione të tjera?
Ofertat janë të hapura. Pastaj varet dhe nga interesat. Për shembull historia e tregut është e çuditshme. Por, ajo që pyesni nuk ka lidhje me filmin tim, ka lidhje me strategjinë, ne jemi anëtarë të EBU-së. Politikat që do të ndjekë dhe vazhdon të ndjekë TVSH, në raport me bashkëprodhimet për filmin, serialin etj., është i hapur. Unë do të them që predispozita e RTSH-së nuk është në ajër, është konkrete p.sh. Ka nisur një projekt “Kilometri 21”, është titull pune, që flet për traditat e zakonet që kanë gjithë Ballkani. Televizioni shqiptar e ka hapur këtë dhe vlerësohet si një ndër projektet që është pritur shumë mirë. Për shembull, një makinë niset nga televizioni shqiptar dhe çdo 21 kilometra shkon në maksimumin e Ballkanit dhe zbret deri në minimumin e tij, duke shtruar pyetjet: Cilën këngë këndon kur marton vajzën etj.? Dhe, kjo del deri në maksimumin e Ballkanit se cila është lidhja ndërmjet popujve. Televizioni shqiptar e ka gati këtë projekt. Kurse marrëdhënia me filmin? Unë jam një ndër ata që kam një prodhim të vitit 2001, quhet “Mjekër e thinjur” - flet për ish-të përndjekurit politikë - që është shitur në disa televizione franceze, ruse, serbe etj. Një film në bashkëpunim me një kompani private. Pra, televizioni shqiptar është nga ato televizione që prodhon qumësht dhe nuk bërtet. Ndërsa televizionet e tjera duan t’i shesin lopës qumësht. Kjo në një farë mënyre është dhe historia e “Shqetësimeve të një obezi”.
Dua të di pak dhe mbi raportin që e cekët më lart, atë të filmit artistik mes kinemasë dhe televizionit - konsumimin e tyre në treg. Cili është problemi që ju mendoni se përcakton fatin e filmit?
Në historinë e artit shqiptar, shkolla për kinemanë ka qenë shumë problematike për të mos thënë se nuk ka ekzistuar. Pa dashur të bëj histori, kinemaja në Shqipëri është ndërtuar nga njerëz që kanë mbaruar jashtë shtetit dhe kanë ardhur këtu. Tani ka dy interesime, një nga Akademia e Arteve dhe shkolla private e filmit “Marubi” që stimulojnë kinemanë. Uroj që produktet dhe frytet e tyre të vijnë në televizion. Të marrim një film të prodhuar nga TSHV me para, dhe këto të hidhen për një film me skenarist shumë të mirë, të jetë në televizionin shqiptar, që mund të punojë rastësisht në televizion - por mund të jetë dhe i papunë - dhe të bëjë një film – atëherë filmi i kujt është, i televizionit?! Më pas ai do të vizionohet në kinema. Këtu ka një keqkuptim banal që filmin për kinema nuk ka lidhje kush e prodhon. E rëndësishme është fakti se duhet ditur se kush është qëllimi, destinacioni i filmit për kinema.
Nëse është një film për kinema, është për kinema, mund të xhirohet nëse do me elektronikë, apo me pelikulë. Askush nuk e di, sot e kësaj dite, nga ne, që Homeri e ka shkruar Iliadën dhe Odisenë, me kompjuter, me laps apo me pendë patë - vepra është vepër. Sot e kësaj dite kinemaja shqiptare, pavarësisht nga tregu, nuk e arrin dot kinemanë hollivudiane, angleze, spanjolle etj., si më të fuqishme që njohim sot. Kjo për arsye se kinemaja shqiptare ka problemin më të madh, problemin e skenarit, problemin e regjisorit dhe laboratorit. Pra, ka problemin e shkollës. Në historinë e artit shqiptar shkolla e kinemasë nuk ka funksionuar kurrë.
Ne, të gjithë pa përjashtim, sot e kësaj dite, jemi amatorë përballë industrisë hollivudiane, përballë kinemasë së Anglisë, Spanjës apo Çekisë. Të gjithë që kanë ardhur nuk kanë ndërtuar një shkollë, shkolla mendoj se ka filluar tani mbas ’90-ës.