E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni për kapjen e kriminelëve “evropianë”, mes tyre shtatë shqiptarë



Policia britanike ka nisur një operacion me qëllim arrestimin e 16 kriminelëve të rrezikshëm nga Evropa, të cilët fshihen në vend, ku shtatë prej tyre janë shqiptarë. Autoritetet në ishull kanë organizuar operacionin “Infra”, ku synojnë të arrestojnë disa nga personat më të kërkuar, të cilët janë kryesisht nga Shqipëria, Polonia, Gjeorgjia, Lituania dhe Hungaria, dhe që kanë arritur që nëpërmjet identiteteve të falsifikuara të jetojnë në komunitetet e ndryshme në vend. Ministri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar në vizitën e bërë në muajin shkurt në Shqipëri premtoi bashkëpunimin për arrestimin e kriminelëve të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe të fshehur në vendin e tij. Sipas deklaratës së bërë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, në vendin ishullor fshihen rreth 100 persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Ai kërkoi ndihmën e autoriteteve britanike, në gjetjen, arrestimin e tyre dhe ekstradimin më pas në Shqipëri, për të bërë të mundur vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

Të kërkuarit

Shtatë personat e kërkuar nga autoritetet britanike janë të dënuar në mungesë për kryerjen e veprave penale të vrasjes, prostitucionit, drogës dhe grabitje me armë. Personat e shpallur në kërkim janë Durim Gremaj, 35 vjeç nga Fieri, i dënuar me 15 vite burg në mungesë për përdhunim në vitin 2001; Agim Kabashi, 39 vjeç, nga Kukësi, trafikant fëmijësh për prostitucion, (në vitin 2003 tentoi të trafikonte një vajzë në Angli); Xhevat Kaca, 33 vjeç nga Librazhdi, trafikant dhe shfrytëzues vajzash për prostitucion; Sherif Murati, 41 vjeç nga Fieri, i kërkuar për vrasje në vitin 1997, i dënuar me 25 vite burg; Nikollaq Naci, 44 vjeç po nga Fieri, trafikant droge i dënuar me 13 vite burg, pasi në shtëpi iu gjetën 4 kilogramë heroinë dhe armë zjarri pa leje; Dritan Shkurti, 33 vjeç nga Kurbneshi, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Tanush Hasanit në vitin 1998 dhe Shaqir Ziko, 28 vjeç, nga fshati Prishtë i Skraparit, grabitës i një furgoni që transportonte para, i dënuar me 12 vite burg. Policia britanike dyshon se këta persona vazhdojnë që të merren me aktivitete kriminale edhe në Britani, ku ata fshihen.

Operacioni “Infra”

Policia britanike ka nisur gjuetinë për 16 personat më të kërkuar, të cilët fshihen në ishull. Të kërkuarit janë nga Evropa Lindore dhe kërkohen nga policia për krime që përfshijnë vrasje, përdhunime, pedofili, trafikim të qenieve njerëzore dhe të drogës. Mendohet se ata jetojnë në disa zona si Londër, Middlesex, Sussex, Nottinghamshire dhe Cheshire. Madje, zyrtarët e policisë britanike kanë bërë thirrje që të jepet informacion për vendin se ku ata fshihen, në mënyrë që të arrestohen. Lord Ashcroft, një nga themeluesit e drejtorisë së “Ndalimit të Krimeve” në Britani, u shpreh: “Iniciativa është ndërkombëtare dhe është me vend dhe e duhur. Të arratisurit fshihen në të gjithë globin në komunitete të ndryshme, të mëdha dhe të vogla”. “Kur ti shikon tek kriminelët, të cilët janë në listën e më të kërkuarve, ti shikon se ata janë me të vërtetë të tmerrshëm dhe duhet të kapen”, - vazhdoi ai. Sipas drejtuesit britanik, operacioni “Infra” është i pari, i cili përfshin arrestimin e të dyshuarve nga e gjithë bota. Rreth 120 kriminelë të dyshuar ishin të përfshirë në një listë të kërkuarish, e cila qarkullon në SHBA, Kanada, Xhamajkë, Holandë, Australi dhe Belgjikë. Kriminelët e dyshuar në listën e të kërkuarve në Britani, janë nga vende të ndryshme si Polonia, Gjeorgjia, Lituania, Shqipëria dhe Hungaria. Dave Cording, punonjës në drejtorinë e “Ndalimit të krimeve” u shpreh se është e pamundur që të thuhet numri i kriminelëve të dyshuar që janë të fshehur në Britani, ose nëse janë përgjegjës për krime të tjera. Ai u shpreh se disa prej tyre kanë hyrë në vend në mënyrë ilegale dhe tani jetojnë në identitet të rremë të pashqetësuar. Sipas Cording, ka informacione se disa individë kanë qenë ose janë në Britani dhe këto janë tepër shqetësuese. “Ne besojmë se kemi një mundësi të mirë për të gjurmuar dhe më pas arrestuar këta individë”, - u shpreh ai, duke shtuar se “ne kemi arrestuar njerëz, të cilët kanë kryer krime në vende të tjera dhe fshihen në komunitetet e ndryshme këtu në vend”. Organizata të tjera të përfshira në këtë operacion e përfshijnë agjencinë serioze dhe të organizuar të krimit (Soca) dhe Policinë Metropolitane. Nga 16 të kërkuarit nga policia britanike, shtatë prej tyre janë shqiptarë.

Të kërkuarit

* Durim Gremaj, 35 vjeç, nga Fieri, i dënuar me 15 vite burg në mungesë për përdhunim në vitin 2001;

* Agim Kabashi, 39 vjeç, nga Kukësi, trafikant fëmijësh për prostitucion (në vitin 2003 tentoi të trafikonte një vajzë në Angli);

* Xhevat Kaca, 33 vjeç, nga Librazhdi, trafikant dhe shfrytëzues vajzash për prostitucion;

* Sherif Murati, 41 vjeç, nga Fieri i kërkuar për vrasje në vitin 1997, i dënuar me 25 vite burg;

* Nikollaq Naci, 44 vjeç, po nga Fieri, trafikant droge i dënuar me 13 vite burg, pasi në shtëpi iu gjetën 4 kilogramë heroine dhe armë zjarri pa leje;

* Dritan Shkurti, 33 vjeç, nga Kurbneshi i dënuar, me 22 vite burg për vrasjen e Tanush Hasanit, në vitin 1998;

* Shaqir Ziko, 28 vjeç, nga fshati Prishtë i Skraparit, grabitës i një furgoni që transportonte para, i dënuar me 12 vite burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›