E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ta kthesh partine bande

21 janari do te hyje ne historine e vone te shqiptareve dhe te Shqiperise si nje ngjarje e cuditshme dhe ne historine e pluralizmit shqiptar si dhunim per precedentet me te rrezikshem qe ketij vendi ju be prezent si shqiptareve qe banojne ne Shqiperi atyre qe nuk banojne ne Shqiperi opinionit nderkombetare qe merret me ceshtjet shqiptare dhe atij qe nuk merret me problemet shqiptare madje dhe Bashkimit Evropian dhe te gjithe organizmave te tij. Ne kete opinion te trishtuar te vrazhde dhe me ere te rende nga e kaluara jone mesjetare-diktatoriale eshte perfshire dhe vete e ardhmja jone te cilen shqiptaret e kane enderruar qe nga 20 vjetet e nje shoqerie pluraliste dhe demokratike.

Eumlshte gjithashtu nje opinion i trishtuar dhe vrasje shprese per sjelljen me te cilen faktoret e domosdoshem te menaxhimit te ketij dhunimi dhe te qelluari me gure qe iu be shtetit demokratik me cfare ato po i percjellim mesazhet e fajesise dhe te pafajesise ne kete histori vrastare dhe barbare. Po ashtu eshte i trishtuar fakti me cfare kesaj klime mos- bashkepunimi te njeanshem nga ideatoret shkaktaret dhe skenaristet e kesaj ngjarjeje qe vazhdojne ti imponohen klimes politike dhe bashkepunuese qe i kerkohet vendit ne kete kohe me nje ekstremizem ne demin e vendit dhe te ardhmes se tij.

Pa as me te voglin dyshim hamendje apo mos-dije prej kesaj historie dhe ngjarjeje ku dominoi dhe u shfry ne ekstremin e vet forca e barbarise dhe e dhunes kunder shtetit dhe policise se ketij vendi imazhi shqiptar ka pesuar nje carje fatale dhe veshtiresisht te perceptueshme nga shoqeria perendimore. Vullneti i diktatit eshte gjuha e diktatures. Vullneti i dhunes dhe i barbarise eshte gjuha dhe pamja me e dukshme e anarkise. Vullneti i angazhimit per tu ulur ne nje karrige jashte rregullit demokratik dhe te fituarit me vote te lire eshte shuma e te gjithe ketyre qe Edvin Rama e kerkoi kete me 21 janar 2011.

Ne asnje percaktim politik dhe ushtarak te shoqerise se qyteteruar dhe asaj perendimore ngjarja e 21 janarit nuk mundet ti ike qellimit te pare te saj skenarit dhunues vrases dhe anarkist per te pushtuar institucionet kushtetuese te ketij vendi me te gjithe mjetet e mundshme thene ndryshe permes nje grushti shteti. Keshtu ne te gjithe perkufizimet qe kerkohet per ti emertuar ngjarjet e 21 janarit nuk mund ta heqin emrin e grushtit te shtetit.

Ne kete ndermarrje per te neperkembur shtetin fajesite jane te shumta disaplaneshe por e trishtueshme dhe e neperkembur mbetet axhenda perendimore qe ajo ka bere per ne shqiptaret qe nga vitet 90-te e deri ne momentet e fundit me cfare ajo kerkon nje qendrim korrekt dhe gjitheperfshires ne hetimin e 21 janarit ne pergjithesite e faktorit politik dhe te drejtesise dhe ne vazhdimin e kursit demokratik qe Shqiperise i konfirmohet nga i gjithe faktori nderkombetare dhe ai diplomatik.

Pamjet e 21 janarit 2011 nuk ka nevoje te kene ciceron per ti komentuar. Per njeriun e thjeshte dhe te shumte ato pamje flasin maksimalisht. Edvin Rama iu kujtoi shqiptareve pa asnje hezitim dhe pa asnje lloj pengese Enver Hoxhen diktatorin dhe monstren vrasese me jeten me te gjate ne historine e Shqiperise.

Cili shqiptar njeri i thjeshte vecmas anetar i Partise Socialiste e mori rrugen nga Lezha a Dibra nga Kukesi a Mirdita nga Librazhdi a Elbasani nga Korca e Shkodra apo me larg dhe erdhi ne Tirane te permbyste me force qeverine legjitime te vendit te vet pa e thirrur Edvin Rama dhe njerezit e tij

Cili shqiptar dhe anetar i Partise Socialiste erdhi nga Greqia apo gjetke ne Tirane i njoftuar dhe i armatosur per te bere lufte per te permbysur qeverine e nje vendi te dale nga zgjedhje te lira e demokratike te njohura boterisht nga te gjithe faktoret nderkombetare qe e pranoi kete skenar dhe te kishte ardhur vete pa e thirrur Edvin Rama

Cili shqiptar dhe anetar i Partise Socialiste erdhi ne Tirane dhe ju pergjigj thirrjes se Edvin Rames qofte dhe per demonstrate te asaj qe e pame te gjithe ne dhe te huajt dhe pranoi qe vete te mbetet nje gladiator ne bulevardin Deshmoret e Kombit per te shkaterruar zemren e shtetit dhe Edvin Rama dhe shpura e tij ta shihte betejen nga dritaret e nje restoranti apo kafeneje per te ruajtur veten dhe pasi policia e shtetit te ishte shnderruar ne kufoma sic ishte menduar nje nate me pare dhe ai te shkelte mbi to per te shkuar dhe te ulej ne karrigen e Kryeministrit

Cili shqiptar i thjeshte i cili e njeh dhe respekton qytetarine e protestes apo dhe anetar i Partise Socialiste i cili ka kerkuar te jete pjese e nje realiteti qytetare ne Shqiperi do te preferonte te mbushte xhepat me gure canta me bomba Molotov pas brezit te kishte marre revolverin dhe nen kapote te kishte fshehur nje dru dhe mjete vdekjeprurese dhe te kishte ardhur ne bulevardin Deshmoret e Kombit per ta kthyer ate pasdite ne dite lufte per qellimin ekstrem sundues te Edvin Rames i cili ate dite praktikoi sjelljen me cinike dhe me vrastare te stilit Sigurim i Shtetit duke ia besuar turmen e protestuesve nje grushti njerezish te paguar dhe te shnderruara ne kavie per te ushtruar barbari me crast rrezikoheshin te gjithe protestuesit e asaj dite

Cili shqiptar i ketij vendi dhe anetar i Partise Socialiste do te ndjehej mire dhe i fituar nese ate dite policia e shtetit do te besonte ate dite dhe demonstrate qe neper media kreret e Partise Socialiste dhe ato te opozites e kishin quajtur proteste paqesore qe ne te vertete ai ishte nje skenar i kobshem po qe se ketij vendi vetem nga guret dhe druret e ngritur mbi kokat e Policise se Shtetit do te vdisnin te pakten 200 njerez te rendit

Cila do te ishte fitorja e kesaj dite nese do te kishte rene godina e qeverise te ketij vendi dhe simbolika e shtetit anarkia do te pushtonte te gjithe vendit me crast te gjithe shqiptaret do te ishin te rrezikuar qe nga jeta pasuria dhe siguria e tyre me ate skenar qe tashme e njohin te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte vendit

Pa asnje medyshje Rama dhe shpura e tij te famshmit dhe te njohurit zgjatime te diktatures dhe Sigurimit te Shtetit Cunat e Bllokut bllokmenet e rinj kete dite e shnderruan ne dite gjaku ne dite vrasese per rrugen ne te cilen kerkojne te shkojne shqiptaret dhe moren ate vleresim qe ju dhane ato qe ato i kishin kerkuar dere per dere kohe me pare. Distancimi i turmes nga pjesa barbare e shpjegoi mrekullisht ate se si ishte ndertuar ngjarja e asaj dite pasi ajo nuk ishte dhe as do te jete dita e tyre.

Edvin Rama e besoi deri ne fund skenarin e asaj dite. Madje ai tha se nuk mund ti impononte asnje lloj vullneti paqeje dhe permbajtjeje grushtit te njerezve te tij d.m.th nuk mund ta shtronte te cilet ishin paguar dhe ai e shikonte betejen si ne koloseumet e gladiatoreve. Jeta e tyre nuk i interesonte ketij njeriu pasi ai e kishte blere dhe paguar jeten e tyre. Dhe renia e shtetit do te ishte fitorja e tij e partise se tij e cila sarriti ta merrte pushtetin me vote por me bande terroriste.

Kesaj i thone Ta kthesh partine ne bande terroriste A mund ta lejojne mijera njerez qytetare te Partise Socialiste kete Pa dyshim jo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›