E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e postave Gorea Tani me 79 sherbime

Transformimet në shërbimet postare janë kryer vetëm në interes dhe funksion të klientit. E jo pak, por 79 shërbime ofrohen aktualisht në të gjitha degët e postës shqiptare  në të gjithë vendin. Këtë të dhënë drejtori i postës shqiparë, Arqile Gorea e bëri më dije në ditën ndërkombëtare të shërbimeve postare dhe sipas tij Shqipëria në këtë drejtim është në të njëjtën korsi më vendet e zhvilluara.

“Posta në këto 6 vite ka arritur rezultate të cilat numërohen me herë. Mund të themi që shërbimi postar është 4-fishuar, shërbimet financiare janë 2-fishuar, janë shtuar zyrat postare, Shqipëria është bërë me kod postar, posta në mbështetje të iniciativës së qeverisë “Shqipëria në moshën e internetit” shpërndan në 550 zyrat e saj internetin falas”, tha Gorea.

Në një aktivietet të posacëm për ditën botërore të postave Gorea përshëndeti 2500 punonjësit e postës shqiptarë anë e mbanë vendit, të cilët ka theksuar ai, nuk pushojnë në asnjë ditë të javës duke u ofruar konsumatorëve shërbime në kohë reale.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›