Gjykata e Lartë nuk shqyrton dosjen e Neranxit
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
“Neranxi”
Gjykata e Lartë nuk nis gjykimin për ish-deputetin e LSI-së Nikollaq Neranxin. Edhe pse dosja ka shkuar në gjykatë që shumë kohë më parë, Gjykata e Lartë, ende nuk ka hedhur shortin për përcaktimin e Kolegjit Penal që do të shqyrtojë këtë dosje e jo më të këtë shqyrtuar dosjen. Sipas burimeve nga Gjykata e Lartë dosja ka ardhur që në muajin qershor, por edhe pse kanë kaluar të gjitha limitet e parashikuara në ligj, dosja vazhdon të mbetet në duart e sekretarisë së kësaj gjykate. Kjo dosje do të mund të shqyrtohet tashmë vetëm pas dy muajsh pasi, muaji gusht është pushim zyrtar për të gjithë administratën e Gjykatës së Lartë. Dosja duhet të hidhej në short që brenda muajit qershor si dhe të përcaktohej një trup gjykues por kjo dosje vazhdon të zvarritet për arsye të panjohura. Hetimet ndaj deputetit kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të cilët e akuzonin këtë subjekt për mos pagimin e detyrimeve doganore për mallrat që ajo fuste në vend. Sipas burimeve, gjatë fazës hetimore, është paraqitur me kërkesë të tij vetë deputeti Neranxi ku ka dhënë shpjegime të hollësishme mbi akuzat që rëndojnë mbi të. Por, konfirmohet se ai ka mohuar dhe kundërshtuar me këmbëngulje akuzat e ngritura ndaj tij, duke i cilësuar "akuza politike".
Kërkesa
Prokuroria e Përgjithshme, mbylli fazën hetimore që në muajin qershor dhe dorëzoi pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dosjen penale në ngarkim të ish-deputetit pa imunitet, të pandehurit Nikollaq Neranxi, ndaj të cilit është ngritur akuza e "Kontrabandës me mallra të tjerë". Kjo është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë institucionit të akuzës dhe sekretarisë së Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit ka pranuar dosjet me fashikujt gjyqësorë. Sipas kërkesës për gjykim të përpiluar nga drejtuesi i hetimit të Krimit Ekonomik, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), gjatë periudhës 2001- 04 nëpërmjet firmës që drejtohej nga babai i tij, ka futur mallra të ndryshme në vend në mënyrë ilegale, pa paguar detyrimet doganore. "Nga hetimet, ka rezultuar se i pandehuri Nikollaq Neranxi, gjatë viteve 2001- 2004, nëpërmjet firmës së drejtuar nga babai i tij tashmë i ndjerë, ka kryer kontrabandë me mallra të ndryshëm, duke iu shmangur detyrimeve doganore në pikëkalimet kufitare.
Hetimet
sipas hetimeve, ai ka futur në territorin shqiptar nga Greqia në rrugë tokësore mallra të ndryshme duke mos paguar detyrimet doganore, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 116 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë, është shkaktuar si dëm gjatë mospagimit të doganës për disa automjete që figuronin në emër të firmës së babait të tij, me anë të të cilave janë importuar nga Greqia në Shqipëri materiale të ndryshme për laboratorë fotografikë, si shirita të kasetave, negativë të aparateve fotografikë, e pjesë të ndryshme për biznesin e tij. Po ashtu mësohet se nga veprimet hetimore ka rezultuar se importi i kryer nga personat dhe automjetet e kompanisë së biznesit që ligjërisht figuronte se drejtohej prej babait të deputetit, por sipas prokurorisë në realitet ky biznes kryhej nga vetë Neranxi.
"Nga hetimet dhe provat e mbledhura, është vënë re se personi kryesor që drejtonte këtë biznes importi ishte Nikollaq Neranxi",-theksohet në kërkesën për gjykim. Po ashtu bëhet e ditur se, deputeti Neranxi, gjatë vitit 2001- 04 kishte regjistruar si president të firmës së tij, emrin e babait të tij, për të cilin punëtorët e tij fusnin në Shqipëri mallra kontrabande.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009