Pollo kërkesë fondesh për pastrimin e shtratit të Osumit
09/07/2009 Pritet akordim i 8.5 milionë lekëve
BERAT- Duket se pastrimi i shtratit të lumit Osum do të zgjidhet vetëm me fonde të akorduara nga qeveria. Edhe pse ka pasur projekte për pastrim të lumit nga aluvionet, për mungesë investimesh prej vitesh projekte të tilla kanë mbetur vetëm në letra. Së fundi ka qenë zv/kryeministri Genc Pollo, i cili tashmë ka fituar dhe mandatin e deputetit në qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare më 28 qershor, i cili ka bërë kërkesë në qeveri për akordim të fondeve për zgjidhjen e këtij problemi. Burime nga dega e PD-së në Berat bëjnë të ditur se pritet që në mbledhjen e qeverisë të akordohet dhe një fond prej 8.5 milionë lekësh. Ky investim që pritet të çelet do të shërbej për pastrim të lumit Osum midis lagjes “Mangalem” dhe “Goricë” ku aluvionet e ardhura kanë bërë që shumë herë lumi të dalë nga shtrati duke dëmtuar banesat e lagjes “Goricë”. Përveç pastrimit të lumit ky pastrim do të shërbej dhe për nxjerrjen në pah të vlerave të urës së Goricës, e cila ka pasur pastrime nga Bordi i Kullimit. Sipas burimeve nga prefektura, bëhet e ditur se nga Bordi i Kullimit ka pasur një projekt që do të pastronte shtratin e lumit Osum midis dy urave, asaj të Goricës dhe Urës së Varur, por për mungesë fondesh ky projekt u la pezull. Tashmë zbatimi i këtij projekti do të vihet në zbatim kur qeveria të çelë fondin.