PS Policia te dorezoje 6 gardistet
Partia Socialiste i kerkoi dje policise te ekzekutoje urdher-ndalimet per 6 gardistet te cilet akuzohen per vrasjen e 3 personave ne demonstraten e 21 janarit para Kryeministrise. Deputetja socialiste Ermonela Felaj akuzoi Kryeministrin Berisha se po refuzon te dorezoje gardistet. Sali Berisha flet per puce por i vetmi puc qe po ndodh sot ne Shqiperi eshte ai i regjimit te matrapazeve e kusareve qe drejton Saliu i cili sot po sulmon cdo institucion te pavarur qe ka mbetur ne vend. I vetmi puc qe po ndodh sot ne Republiken e Shqiperise eshte sulmi primitiv e i papranueshem i regjimit te Saliut kunder Prokurorise e sistemit te drejtesise per te shpetuar togen e vrasesve te Gardes Republikane qe vrau shqiptare te paarmatosur e te pafajshem sepse guxuan te protestojne kunder Saliut u shpreh Felaj. Ajo beri thirrje qe Berisha te dorezoje menjehere 6 gardistet te cilet kryen krime per hesap te Berishes.