Barroso paraqet kushtet për një rishikim të traktatit të Lisbonës
MARSEJË- Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso paraqiti kushtet e tij për një rishikim të traktatit të Bashkimit Evropian, një proces kompleks, për të cilin shtetet anëtare duhet të garantojnë ratifikimin dhe që do të riforcojë rolin e institucioneve komunitare.
"Ne duhet të jemi të hapur për një rishikim të traktatit nëse shtetet tona anëtare do të grantojnë se janë në gjendje të miratojnë dhe të bëjnë ratifikimin e modifikimeve në traktat'', deklaroi Barroso në Marsejë, në tribunën e një takimi të Partisë Popullore Evropiane (PPE), disa orë para fillimit të një samiti vendimtar në Bruksel.
"Një rishikim i traktatit, është një proces. Ne mund ta mbështesim këtë përpjekje nësë është vërtet e nevojshme për të shkuar shumë larg'', shtoi ai, para se të detajonte kushtet e një rishikimi.
"Është thelbësore të garantojmë në një rishikim të traktatit rolin e Komisionit Evropia, të Bankës Qendrore Evropiane, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Parlamentit Evropian. Një Evropë më e fortë, është një Evropë që ka nevojë për institucione më të forta'', konfirmoi ai.
Ndërkohë dhe Junker theksoi se traktati në BE mund të ndryshojë vetëm për Eurozonën. “Do preferoja që 27 vendet e BE të binin dakort”, tha Junker.
(d.b/BalkanWeb)