E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, bllokohen 35 makina e hiqen 86 patenta

08/12/2011  Kontrollet nga rrugorët e Beratit dhe njësitë për kontrollin e autostradave kontrolle

BERAT- Nisur nga problemet të ndodhura muajt e fundit me aksidentet rrugor që kanë sjellë viktima dhe disa të plagosur, rrugorët e Drejtorisë të Policisë të qarkut të Beratit të drejtuar nga komisari Behar Caka në bashkëpunim me njësit për kontrollin e autostradave Tiranë, kanë ndërmarrë një aksion kontrolli në rrugët nacionale hyrëse e dalëse të qytetit të Beratit duke kaluar në sitë të gjitha makinat që kanë kaluar në këto akse rrugore.

Kontrollet

Gjatë këtij kontrolli dy njësitë rrugore kanë gjatë kontrollit kanë bllokuar 35 makina për mungesë të dokumenteve, janë tërhequr 86 leje qarkullimi pasi janë debitor, janë vendosur 122 masa administrative për shkelje të ndryshme, si dhe janë dërguar për në komision 17 mjete me xhama të riveshur. I pyetur nga gazeta kreu i këtyre njësive rrugore tha Caka: Kontrolli është zbatim i një plani të përbashkët midis dy organeve blu që përmenda pak më lartë me qëllim sigurimin e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për ti mësuar drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë me mjetet e tyre pa pasur dokumentacionin e nevojshëm të parashikuar nga kodi i qarkullimit rrugor. “Në vijim komisari Caka pohoi se në sitë do të kalohen thuajse të gjitha mjetet që kalojnë në akset hyrëse e dalëse të qarkut të Beratit, të tre rretheve Berat, Kuçovë e Skrapar, kontroll që do të vazhdojë për disa ditë me radhë duke kaluar në sitë rreth 7 mijë makina. Edhe më parë kemi bërë aksione të tilla, por duket se masat shtrënguese nuk kanë qenë ne startin e duhur dhe për këtë arsye drejtuesit e mjeteve kanë nënvleftësuar kontrollet e mëparshme, ndërsa kanë vazhduar që të mos zbatojnë kodin rrugor. Po sipas tij kontrolli ka filluar në datën 07.12.2011 dhe do të vazhdoj në ditët në vijim. I pyetur nëse do të veprohen të njëjtat procedura ligjore si tek kontrolli i makinave të vjedhura që u sekuestruan disa ditë më parë komisar Caka tha se cilido që shkel Kodin Rrugor do të marrë atë masë shtrënguese që parashikohet në ligjet rrugore. Në shkeljet rrugore nuk do të këtë më tolerancë, për arsye se tashëm drejtuesit e mjeteve vazhdojnë të shkelin kodin rrugor”. Vetëm dy javë më parë në një kontroll të bërë nga rrugorët e komisariatit të Beratit dhe të tre rrethet e qarkut janë ndaluar më shume se 25 motoçikleta, si dhe janë ndaluar 10 makina luksoze që kanë rezultuar të vjedhura dhe që ende janë në proces hetimi dhe procedimi. Vlen të përmendet pohon në përfundim të prononcimit të tij kreu i rrugores të Beratit se për të gjitha makinat e ndaluara gjobat do të variojnë nga më ekstremet, ndërsa me këtë rast duke përfituar dhe nga prononcimi që po jap në gazetë ju bëjë thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos lëvizin në rrugë pa dokumentacionin përkatës që kërkon qarkullimi rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›