E Diel, 1 Nëntor 2026

Komedia "Gratë në Parlament" performancë të mirë në festivalin e teatrove

ELBASAN- "Gratë në Parlament" komedia e Babait të Komedisë greke, Aristofani, ka vijuar në natën e dytë të festivalit ndërkombëtar teatror “ Përtej Kufijve” që po zhvillohet në qytetin e Elbasanit.

Një kastë aktorësh të teatrit Metropol Tiranë, kanë interpretuar me mjaft profesionalizëm komedinë. Edhe pse një ambient i vogël ku edhe u shfaq komedia për shkak të mungesës së skenës së Teatrit “ Skampa”, e cila është në rikonstruksion si pasojë e djegies në muajin gusht, komedia është pritur mjaft mirë nga spektatori elbasanas.

Në këtë shfaqje, personazhet femra janë interpretuar nga aktorë të gjinisë mashkullore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›