E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tremben austriakët: “Në Shqipëri, më vështirë se në Azerbajxhan”



Kombëtarja U-21 do të përballet sot do të përballet me Austrinë në sfidën e gjashtë eliminatore në kuadër të Kampioantit Europian U-21 2011. Shpresat e Artan Bushatit humbën 3-1 me Austrinë, teksa golin e vetëm për Kombëtaren tonë U-21 e shënoi Odise Roshi. Për vendasit dy gola u shënuan nga shqiptari i natyralizuar si austriak Atdhe Nuhiu. Shpresat e Austrisë mbërritën në Tiranë me misionin e vetëm fitoren, duke e konsideruar “trepikëshin” shqiptar si një hap të madh drejt ndeshjeve plej-of të Kampionatit Europian U-21 2011. Djemtë e Andreas Hercog pas përballjes me Kombëtaren U-21 të Artan Bushatit, do të kenë punë të mërkurën e ardhshme kundër Azerbajxhanit të vendit të fundit, dhe një sukses i dyfishtë brenda katër ditëve do ta bënte më të lehtë pjesëmarrjen në plej-ofin përpara finaleve të Danimarkës në vitin 2011.
“Nëse ne do t’i fitonim të dyja ndeshjet, atëherë do të kishim një shans të madh. Do të na duhej që në dy ndeshjet e fundit, ato kundër Bjellorusisë (gusht 2010) dhe Skocisë (shtator 2010) të fitonim njërën prej tyre”, - u shpreh Hercog për agjencinë austriake të lajmeve, APA. Për momentin, Austria ndodhet në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Bjellorusia e Skocia. Vendi i parë shkon direkt në plej-of, në të cilat do të marrin pjesë edhe katër vendet e dyta më të mira të 10 grupeve. Trajneri austriak e pranoi se “misioni Shqipëri” është shumë më i vështirë se sa mund të duket në letër, pasi sipas tij, do të luajë në shtëpinë e një skuadre që ka mundur të grumbullojë vetëm tri pikë në pesë ndeshje e që kërkon të rehabilitojë imazhin përpara publikut të vet. “Do të jetë me të vërtetë një detyrë ë vështirë për ne, shumë më e vështirë se ajo që përballuam në Azerbajxhan”, -tha Hercog, duke iu referuar fitores 2-1 në minutat e fundit në ndeshjen e tetorit kundër azerëve. “Gjithsesi, unë jam optimist se që do t’ia arrijmë qëllimit të marrim pjesë në finalet e Kampionatit Europian, ndërkohë që ëndrra jonë është të marrim pjesë në Lojërat Olimpike 2012”, - theksoi Hercog. Për “Londër 2012” kualifikohen pesë ekipet që renditen të parat në Kampionatin Europian 2011.

BJELLORUSIA
Pas ndeshjes me Austrinë, Shqipëria U-21 do të përballet me Bjellorusinë (17 nëntor), ndaj së cilës humbëm 4-2 në transfertë. Golat për kuqezinjtë u realizuan Ahmed Januzi dhe Vilfor Hysa. Në pesë ndeshje Shqipëria U-21 ka fituar vetëm Azerbajxhanin në “Niko Dovana”, ndërkohë që ka humbur me Skocinë (2), Austrinë dhe Bjellorusinë. Kombëtarja U-21 renditet e parafundit në grup me tri pikë. Austria mban vendin e parë në grup me 9 pikë, po aq sa Bjellorusia e Skocia.

U-19, Shqipëria e vogël
“luftë” Italisë së madhe

Kombëtarja U-19 do të përballet sot me Italinë e kësaj moshe në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian U-19. Pas “axurreve”, përfaqësuesja e drejtuar nga Ramadan Ndreu do të luajë kundër Irlandës (15.11) dhe San Marinos (18.11).

Cana ndihmon 500 familje të varfra

Ambasadori i UNICEF-it, futbollisti i shquar shqiptar, Lorik Cana, do t'i dorëzojë Kryqit të Kuq Komunal të Gjakovës, miell dhe nga një pako ushqimore për 500 familje të varfra, dhurata këto që do t’u ndahen në prag të Festës së Bajramit. “Edhe me këtë rast u dëshmua humaniteti i madh i Lorikut për familjet e varfra, për çka ne, në emër të familjeve nevojtare u jemi mirënjohës”, - tha të mërkurën Dushe Basha-Lama, koordinatore e Kryqit të Kuq të Gjakovës. Ajo ka bërë të ditur se në procedurë është hartimi i listës së familjeve që kanë më së shumti nevojë, ndërsa numri i atyre familjeve që i janë drejtuar KK të Gjakovës për ndihma në ushqim, veshmbathje dhe lëndë djegëse është 580 sish. Ditë më parë, Lama ishte ankuar se në kuadër të Muajit të Solidaritetit, kishte pak prurje të ndihmave. Lorik Cana, futbollist i Sunderlandit në Premierligën angleze dhe njëkohësisht futbollist i kombëtares së Shqipërisë, edhe në shumë raste tjera është treguar solidar, duke u ndihmuar fëmijëve, të varfërve dhe sportistëve kosovarë.

13 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›