E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandri fut në sherr Rulin me BerishënNga Antena brenda familjesSandri dje ishte gjithë ditën i hutuar. Edhe Genc Ruli, që e dinte për të mençur, i doli budalla. Ishte shumë i hutuar. Foli gjatë me Fevziun për këtë çështje, por s’kishte shpjegim. Gjit

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri fut në sherr Rulin me BerishënNga Antena brenda familjesSandri dje ishte gjithë ditën i hutuar. Edhe Genc Ruli, që e dinte për të mençur, i doli budalla. Ishte shumë i hutuar. Foli gjatë me Fevziun për këtë çështje, por s’kishte shpjegim. Gjithë sms që i kishin ardhur Fevziut për Rulin gjatë emisionit përqendroheshin te fakti që Ruli qenka dhe budalla.
- Epo mashtrues dhe kurvar e dija, - tha Sandri, - por budalla s’kisha dëgjuar njeri..
Shkak ishte bërë deklarata e Rulit në emision, që një metër kub akull nxjerr 4 metra kub ujë. Dhjetëra mesazhe sqaronin se Ruli paska rrjedhur.
Fevziu në fakt u përpoq t’ia shpjegonte Sandrit, se kjo në të vërtetë është budallallëk, por nuk ishte shumë i sigurt sa metra kub ujë bënte një metër kub akull. Për këtë vendosi të pyeste Lul Bashën.
- Kush zë vend më shumë, - i tha, - një metër kub ujë apo një metër kub akull?
- Një metër kub akull, - i tha Luli, - se ka cepa, kurse uji depërton gjithandej.
- Ia fute kot, - tha Fevziu. - Që akulli zë më shumë dihet, por s’dimë se sa. Se ai Ruli dje tha katër herë më shumë. D.m.th., thotë që uji zë 25 për qind të akullit.
Vendosën të pyesin Jemin Gjanën si paraardhës të tij mos dinte gjë.
- Aha, Ruli e ka normë 25 përqindëshin, - tha Jemini. - Për çdo gjë të kërkon 25 përqindëshin. 4 hidrocentrale i kërkova unë, më kërkoi një për vete, t’ia hidhja në emër të djalit të xhaxhait. I kërkoi një shoku im 2, i tha gjysmën t’ia hidhte në emër të vjehrrit. E ka zakon 25 përqindëshin për çdo punë. Dhe raportin ujë-akull ashtu e di.
- Po si llogaritet kjo? - e pyeti Fevziu.
- E thjeshtë, - i tha Jemini. - Ajo që ndryshon në volum, kur akulli bëhet ujë, është densiteti dhe raporti mes tyre është afërsisht 0,92 g/ml. Që t’ua shpjegoj më thjesht, akulli ka 9% volum më shumë se uji, pale bora pastaj që e ka edhe më të madh.
- E kuptova, - tha Fevziu. - Ja t’ia shpjegoj dhe Sandrit, d.m.th., t’i them që rritet vetëm 9 për qind dhe jo 300 për qind, siç thotë Ruli?
- Shpjegoja me lekë më mirë atij, - i tha Jemini, - se me shifra s’e merr vesh.
Pas këtij sqarimi, Sandri u bind se Ruli nuk ishte budalla, por e kishte bërë kastile të justifikonte përmbytjen. Me këtë bindje në kokë, mori doktorin.
- E pe Rulin dje doktor, shkëlqeu. Ua futi atyre gazetarëve, s’e kishin mendjen fare. U tha që, kur shkrin akulli, katërfishohet uji.
- Sandër, e pashë, d.m.th., dhe nuk është mirë të përhapim panik. Shiko, në Shkodër ka krijue panik dhe duhet me i tërheqë vëmendjen. Se ai zotëri kështu e bën gjithmonë. I fut thikën pas shpinës qeverisë. Jo, se e dëgjova mirë unë, tha që nuk është menaxhuar mirë kaskada e Drinit.. E kam menaxhu vetë zotëri. Si mund ta menaxhoj keq unë? Po ai zotëri ka ca meraqe të vjetra, po me mua s’i nxjerr dot tani.
- Nuk e dija doktor, më fal, thashë se e kishit porositur ju...
- Jo, s’e kam porositë. Jo, ta dish mirë ti, unë nuk porosis njeri. Secili flet me kokën e vet dhe mban përgjegjësi vetë. Jo, s’mund të tallet ai me situatën. Ka vënë zotëria Lul Basha telefonat në përgjim dhe na del që ky zotëri tallet me situatën.
Dje i thoshte një rospie në telefon që “Jozefina e arriti ëndrrën e jetës së saj, e bëri sërish Shkodrën pjesë të Venedikut. Tani në Shkodër ecet si në Venecia me gondola.” Jo, këtë s’e lejoj unë, të tallet me Shkodrën. Jo, s’kam leju asnjë me thënë të drejtën. Jo, s’e lejoj kurrë.
- Qenka e rëndë doktor, s’e kisha dëgjuar këtë...
- Jo, e ka dëgjur ai zotëria, që e përgjon telefonin. Jo se s’bëhet kështu. Tallet në telefon d.m.th. Dhe dje kishte marrë një rospie tjetër në telefon, se me ato flet, dhe i thoshte: “Edi Rama do me hapë kutitë, ne i hapëm digën.” Jo, s’mund të bëjë këtë ai, s’mund të tallet me ne…
- S’e dija doktor. Më fal. Thashë se e kishte gjet vetë atë punën e akullit. Qenka i trashë atëherë…?
- Jo, i trashë nuk është ai xhanëm, po mendon se i paguaj unë faturat e atij. Jo, s’e bëj kurrë këtë. Ai do mbajë përgjegjësinë që i takon. Dje në mbledhje të qeverisë bënte humor me lajmet tuaja dhe thoshte: “Po jep Klani që në Shkodër ka plasur peshku dhe të gjithë kanë dalë të peshkojnë.” Jo, s’e lejoj unë atë të tallet me Shkodrën. Jo, s’e lejoj kurrë. Ke për të parë. Nuk mund të përhapë panik ai. Jo, s’lejoj njeri të përhapë panik. Po të jetë për të përhap, e përhap vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›