Kosovë, Policia: Siguria për festë në nivelin e duhur
Shefi i Zyrës për marrëdhënie me publikun në Policinë e Kosovës, kapiten Baki Kelani, tha se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar incidentet në trafik kanë shënuar rënie.
Në një deklarim për RTK shefi i Zyrës për marrëdhënie me publikun në Policinë e Kosovës, kapiten Baki Kelani, ka thënë se gjatë dy ditëve të festës së Fitër Bajramit siguria në trafik ka qenë në nivelin e duhur. Megjithëse janë shënuar disa aksidente me të lënduar dhe me dëme materiale.
Kapiten Baki Kelani, tha se duke pasë parasysh periudhën e njëjtë të vitit të kaluar aksidentet në trafik kanë shënuar rënie edhe pse gjatë ditës së shtunë janë shënuar 29 aksidente me dëme materiale. “Sa i përket ditës së Fitër Bajramit janë shënuar 13 aksidente me të lënduar, por pa fatalitet dhe 37 aksidente me dëme materiale”, ka sqaruar kapiten Kelani.
Ndërsa, sa i përket raportit policor për ditën sotme, kapiten Kelani tha se fatmirësisht ende nuk ka ndonjë raport për ndonjë aksident.