Egjipt, përleshjet në Kajro, 20 të vrarë
Mbi 20 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve të ndodhura në Kajro ndërmjet protestuesve dhe policisë. Duke iu referuar pamjeve televizive, situata është agravuar shumë, ndërsa protestuesit gjuajnë me gurë kundrejt policëve në Sheshin Tahrir.
Sheshi Tahrir ishte kthyer në një qëndër e protestave të muajit shkurt, ku përmbysën regjimin më se 30- vjeçar të ish- presidentit Hosni Mubarak.
Dhuna e ushtruar gjatë fundjavës, ishte më e ashpra pas përmbysjes së regjimit të Mubarakut dhe bëhet para 28 nëntorit, kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare.
Protestuesit akuzojnë udhëheqjen e përkohshme ushtarake, se po synon mbajtjen e pushtetit dhe pasi të zgjidhet qeveria civile.