E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: E premtja mund ta rrezikojë paqen në rajon

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 12:33

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka thënë sot se “veprimet e njëanshme të Prishtinës, të paralajmëruara për të premten, mund ta kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit”.

“Një gjë e këtillë duhet të pengohet”, ka thënë Tadic, në hapje të punimeve të forumit mbi sigurinë në Beograd.

Sipas tij, “e vetmja zgjidhje e pranueshme për Kosovën është ajo që do të mund të dilte nga dialogu, në të cilin do të tejkaloheshin dallimet”.

"Zhvillimet në Kosovë kanë rrënuar rëndë bazat e raporteve ndërkombëtare, e nëse kjo vazhdon të ndodhë, ky sistem do të rrënohet përgjithmonë”, ka thënë Tadic, duke nënvizuar se në këtë formë, “do të legjitimohej ndarja e dhunshme dhe shkatërrimi i kufijve të një shteti Sovran”. (REL)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›