Spanja vazhdon me qëndrimin e ngurtë për Kosovën
Madrit - Kryeministri i Spanjës Hoze Luis Rodrigues Zapatero në deklaratën që bëri pas takimit me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, i cili ndodhej në vendin e tij për një vizitë zyrtare, tha se do të vazhdojnë qëndrimin mbi mosnjohjen e Kosovës. Zapatero shtoi se Serbia është "evropiane" dhe do ta mbështesin këtë vend për të bërë progres në rrugën e BE.
Gjatë vizitës u nënshkruan marrëveshje që parashikojnë bashkëpunim ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe lehtësimin e procedurave për firmat spanjolle që kërkojnë të bëjnë investime në Serbi.
Gjatë vizitës u nënshkruan marrëveshje që parashikojnë bashkëpunim ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe lehtësimin e procedurave për firmat spanjolle që kërkojnë të bëjnë investime në Serbi.