Tadiç: Organizatat terroriste të shqiptarëve të Kosovës, kërcënimi ynë
Për presidentin serb Boris Tadic, organizatat terroriste të shqiptarëve të Kosovës dhe ato të tifozëve huliganë mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Serbisë. "Serbia do të luftojë me të gjitha mjetet e mundëshme krimin e organizuar. Huliganët në sport dhe organizatat terroriste të shqiptarëve të Kosovës përfaqësojnë kërcenimin kryesor për sigurinë tonë kombëtare", deklaroi Tadiç. Komentet e tij erdhën pas kërkesave të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për një angazhim më të madh në luftën antikrim, kërkesa këto adresuar Beogradit pas kapjes së disa shtetasve serbë që kontrollonin rrugët e kokainës në Spanjë e Argjentinë.