Obama: Marrëdhëniet me Izrelin nuk janë në krizë
Presidenti i Sheteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama nuk i sheh marrëdhëniet me Izraelin në krizë, pavarësisht nga tensionet më të fundit.
"Washingtoni mbetet një aleat i Izraelit", tha Obama. "Megjithatë, vendimi i qeverisë izraelite për të ndërtuar banesa të reja për banorët hebrenj në Jeruzalemin lindor, nuk është i dobishëm për një marrëveshje për paqe në Lindjen e Mesme".
Izraeli kërkon që në Jeruzalemin Lindor të ndërtojë 1.600 vendabanime të reja. Për shkak të konfliktit, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara George Mitchell kishte shtyrë udhëtimin e tij për në Lindjen e Mesme.
Kritika për ndërtimin e banesave nga ana e Izraelit në Jeruzalemin Lindor kishte shprehur edhe Bashkimi Evropian. Për këtë çështje, e ngarkuara e BE-së për politikat e jashtme, Catherine Ashton foli ditën e mërkurë me presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe ministrin e Jashtëm izraelit Avigdor Liebermann.