Greva e radhës në Greqi

Greqia po përballet me një grevë të re.
Me papunësinë që tashmë ka arritur mbi 16 për qind, sindikatat janë të zemëruara me programin e ri prej 28 miliardë euro, që do sigurohen nga shkurtimet buxhetore dhe që po debatohet momentalisht në parlamentin grek. Ky program e ka për qëllim që të vë tatime mbi rrogat e vogla.
Greva e ka për qëllim që të pengoj shërbimet publike, me përfshirjen e mjekëve, shoferëve të auto-ambulancave, gazetarëve dhe raportohet se grevës do i bashkohen edhe aktorët e një teatri që paguhet nga shteti.
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, i bëri thirrje me parlamentit për marrjen e një vendimi të vështirë të përbashkët, për të bërë të mundura ndihma të tjera emergjente ndërkombëtare, për vendin e kërcënuar nga falimentimi.
Papandreu u bëri thirrje deputetëve në ditën e parë të debatit, që programin e diskutueshëm të kursimeve ta miratojnë edhe për "detyrim patriotik".
Më parë ministri i Financave, Evangelos Venizelos, u pati bërë thirrje parlamentarëve për unitet gjatë votimit, sepse përndryshe në fillim të korrikut arkat e shtetit do të jenë të zbrazëta.