E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia përgatitet të marrë presidencën e BE-së

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 14:00

Polonia po përgatitet të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian më 1 korrik.

Presidenca pritet ti japë shumë prestigj këtij vendi, por njëkohësisht edhe shumë angazhim sa i përket krizës greke, e cila po vendos në provë solidaritetin evropian.

Polonia ka deklaruar se ndër prioritetet e saj janë mbrojtja evropiane, integrimi i tregut të përbashkët evropian dhe hapja në lindje.

Polonia është vendi i katërt ish-komunist, që do të mbajë presidencën gjashtë-mujore të BE-së, pas presidentit aktual, Hungarisë, Republikës Çeke në vitin 2009 dhe Sllovenisë në vitin 2008.

Më 38 milionë banorë, ajo është një nga vendet më të madhe në ish-bllokut komunist, ndërkohë që është anëtarësuar në BE-në në vitin 2004, pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së Murit të Berlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›