Rod Blagojevic shpallet fajtor

Një juri në SHBA ka shpallur fajtor ish-guvernatorin e Illinoisit, Rod Blagojevicin, në pothuajse të gjitha akuzat ndaj tij, gjatë rigjykimit për korrupsion.
Blagojevic tha se ishte “habitur” nga vendimi.
Ai u shpall fajtor në lidhje me 17 nga 20 akuzat e ngritura kundër tij, përfshi përpjekjet për të shitur apo shkëmbyer vendin në Senatin amerikan, të lënë bosh nga presidenti Barack Obama.
Rod Blagojevic u arrestua në dhjetor të vitit 2008. Senati i Illinoisit e dënoi atë më pas për abuzim pushteti dhe votoi për largimin e tij nga pushteti.
Obama dha dorëheqjen nga vendi i tij në Senat, menjëherë pasi u zgjodh president në vitin 2008.
Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Blagojevicin ose zyrën e tij në lidhje me zëvendësimin e tij.