Bashkia e Tiranes mbjell peme te Kodrat e Liqenit

Parku i Liqenit Artificial të Tiranës është vendi më i preferuar për banorët e kryeqytetit për të kaluar pak kohë në qetësi e ajër të pastër.
Vitet e fundit kjo mushkëri e vetme e Tiranës është dëmtuar nga ndërtimet shumëkatëshe.
Betonizimi ka cënuar jo vetëm pamjen e parkut, por edhe ajrin e pastër të kryeqytetit.
Për t’i rikthyer frymëmarrjen e munguar, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për mbjelljen e mijërave pemëve në disa zona të kryeqytetit. Në total në Tiranë do të mbillen 3 mijë pemë të reja gjatë muajve Mars-Prill të llojeve Blir, Mimozë, Frashër i Ligushtë, të cilat do të ndikojnë në rritjen e gjelbërimit dhe pastrimit të ajrit në qytet.
Ndërmarrja nr. 1 e Bashkisë ka nisur punën duke mbjellë deri tani mëse 500 pemë në zonën e Kodrave të Liqenit Artificial, e brenda pak muajve kjo ndërmarrje pritet të mbjellë 2 mijë pemë në total në këtë hapësirë të gjelbër. Rreth 1 mijë pemë do të mbillen nëpër rrugët e Tiranës në vende ku ato janë tharë, dëmtuar apo vjedhur. Në të njëjtën kohë, 1 mijë pemë të tjera do të mbillen në lulishte të reja që po krijohen në zona të ndryshme të Tiranës. Bashkia e Tiranës bën të ditur se të gjitha pemët që do të mbillen janë donacione.