Te dielen akrepat e ores shkojne nje ore perpara

Duke filluar që prej ditës së diel, akrepat e orës, do të shkojnë1 orë para. Një metodë për shfrytëzimin e plotë të ditës, që është vënë në zbatim pas Luftës së Dytë Botërore. Ndryshimi i orës i dha fund periudhës së orës diellore që shoqëron muajt dimërorë, me objektivin për të fituar një orë dritë më shumë. I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t'u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndërsa në vitin 1996, ky ndryshim është miratuar për gjithë kontinentin, duke përjashtuar Greqinë, Turqinë dhe Rumaninë. Ora e re fillon të dielën e fundit të muajit mars deri të dielën e fundit të tetorit, kur akrepat do të shkojnë një orë pas.
Dielli në mëngjes lind një minutë më herët se dita pararendëse, ndërsa pasdite ulet dy minuta më vonë.
Dielli në mëngjes lind një minutë më herët se dita pararendëse, ndërsa pasdite ulet dy minuta më vonë.