E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshkitja e dherave bllokon rrugën dhe hekurudhën

Linja hekurudhore Tiranë-Pogradec është bllokuar sot paradite në pjesën e Librazhdit, si pasojë e rrëshkitjes së dherave. Hekurudha në Librazhd, pikërisht në fshatin Hotolisht, ka mbetur e bllokuar që prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, pasi dherat e rrëshkitura nga kodra si pasojë e reshjeve dhe ngricave të herëpashershme, kanë bërë të pamundur kalimin e trenit. Menjëherë janë njoftuar autoritetet për të ndërhyrë në zonën e bllokuar. Punimet për pastrimin e hekurudhës nga masivi i dherave kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe ende nuk kanë përfunduar, për shkak të sasisë së madhe të dherave.Ndërkohë që në Kurbin, si pasojë e reshjeve, një masiv i madh dheu që është shembur nga mali anash rrugës dhe ka mbetur në rrugë, duke mbajtur prej 5 ditësh të bllokuar aksin Shkuraj-Gallatë. Asnjë masë për zhbllokimin e dherave nuk është marrë nga autoritetet vendore, të cilat rezultojnë pushim në këto ditë festash. Aksi është rruga e vetme që lidh 5 fshatra të Kurbinit.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›