E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, del nga rruga mjeti, aksidentohen 6 persona

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Babje, rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit, ku një fuoristradë me targa italiane ka rrëshqitur në rrugën e mbuluar me akull dhe më pas është përplasur me muret mbrojtëse të saj. Automjeti është shkatërruar pjesërisht ndërsa të gjithë personat që ndodheshin në të kanë mbetur të plagosur.Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Librazhdit ku u është dhënë ndihma e shpejtë. Burimet spitalore konfirmuan se në repartin e urgjencës janë paraqitur të dëmtuar shtetasit Ylli Belgo 46 vjeç, Olgerta Lila 18 vjeçe, Diane Elli 38 vjeçe, Ylvi Salla 10 vjeç, Sokrat Salla 30 vjeç dhe Naze Salla 25 vjeç. Sipas mjekëve në gjendje më të rëndë paraqitet 25 vjeçarja Naze Salla, e cila është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje më të specializuar.Të aksidentuarit të afërm me njëri - tjetrin ishin duke udhëtuar drejt Italisë pasi po ktheheshin nga familjet e tyre ku kishin qenë me rastin e festave të fund vitit .                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›