Një hapi vogël, por kapërcim gjigant
Autori i Lajmit: Anna Engelke, DW
Një hap i vogël për një njeri, por një kapërcim gjigant për njerëzimin", tha Neil Armstrong natën e 21 korrikut 1969. Me misionin Apollo 11 u përmbush një ëndërr e moçme e njerëzimit: ulja në Hënë.
Një gjysmë milioni njerëz qëndrojnë më 21 korrik 1969 (në SHBA është ende 20 korrik) të magnetizuar para televizorit: Në këtë natë Neil Armstrong shkel si njeriu i parë në Hënë. Fjalët e tij: "Ky është një hap i vogël për një njeri, por një kapërcim gjigant për njerëzimin", mbërrijnë në çdo cep të botës. Me uljen në Hënë SHBA-ja ka fituar garën me Bashkimin Sovjetik për hegjemoni në kozmos dhe ka përmbushur një ëndërr të moçme të njerëzimit.
Është 20 korrik 1969. Kontrolli në tokë i NASA-s në Houston, Teksas, transmeton me valë në hapësirë. Tek moduli hënor Eagle, makina për uljen e misionit Apollo 11. Në bord janë Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins. Si të parët njerëz do të shkelin në Hënë Armstrong dhe Aldrin. Por ka probleme të papritura, kompjuteri për zbritjen nuk funksionon siç duhet. Astronautët vendosin për komandim manual. Është një garë me kohën, karburanti po mbaron.
"Edhe 60 sekonda" thotë Houston-i. Dy astronautët rreth 380.000 kilometra larg Tokës e dinë se ç do të thotë kjo: edhe 60 sekonda dhe mbaron karburanti.
Edhe 30 sekonda thotë Houston-i. Pak sekonda më vonë Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ulen në sipërfaqen e Hënës:
"Baza Qetësia, marrje. Shqiponja u ul", transmeton Neil Armstrong drejt Tokës nga sipërfaqja e Hënës. Për një fije. Karburanti do të mjaftonte edhe për vetëm 25 sekonda.
Njerëzit në Tokë mbajnë frymën. Uljen në Hënë para 40 vjetësh e ndjekin miliona në radio dhe supozohet rreth 500 milionë para televizorit. E gjitha zuri fill tetë vjet më parë, më 25 maj 1961. Presidenti amerikan i atëhershëm John F. Kennedy deklaroi në Kongres në Uashington, se brenda dekadës së ardhshme një amerikan do të shkelte në Hënë.
"Jo ngaqë është e lehtë, ngaqë është e vështirë", thotë Kennedy më vonë në Houston. Më në fund amerikanët kanë një arsye për t u gëzuar. Sundon gjendja e Luftës së Ftohtë dhe në krahasim me SHBA-në, Bashkimi Sovjetik është në fillim të viteve gjashtëdhjetë në një pozicion të shkëlqyer. Bashkimi Sovjetik ka epërsi të madhe në kozmos. Vetëbesimi i amerikanëve ishte paksa i dëmtuar, thotë ish-drejtori i Institutit për Politikën Hapësinore në Universitetin George Washington, John Logsdan:
"Bashkimi Sovjetik kishte çuar në kozmos satelitin e parë Sputnik dhe njeriun e parë. Kennedy vendosi që nuk ishte në interesin e SHBA-së t ia linte Bashkimit Sovjetik hegjemoninë në kozmos."
Por gjatë këtyre tetë vjetëve ndodhin shumë gjëra. Në nëntor 1963 John F. Kennedy vdes nga një atentat. Por për NASA-n kjo nuk ndryshon gjë. Puna me programin Apollo vazhdon me të njëjtin intensitet derisa në mbrëmjen e 20 korrikut 1969 miliona vetë në Tokë presin që 380.000 kilometra mbi ta një njeri me kaskë, me një kostum hapësinor kabá të bardhë vendos këmbën në Hënë dhe thotë fjalinë, që hyn si citat i njohur në ndërgjegjen kolektive të njerëzimit modern: „One small step for a man … one giant leap for mankind.”
Misioni i suksesshëm ndiqet nga pesë fluturime të tjera. Çka mbetet janë më shumë se 380 kilogram mineral hënor, fotografi dhe filma, disa shpikje si veshje zjarrduruese, turjela pa kordon si dhe një këngë shumë e bukur: „Fly me to the Moon“.
Ky lajm është publikuar: 20/07/2009