E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç në Kosovë, Pashkët kthehen në thirrje antipavarësi

President i Serbisë, Boris Tadiç ka festuar Pashkët ortodokse në Kosovë, duke i pritur ato në manastirin e Deçanit.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai i shpëtoi një atentati kundër tij të dielën, pasi militantët sulmuan një paradë të lartë ushtarake me raketa dhe armë zjarri, duke vrarë tre njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Lëvizja ekstremiste talebane mori përgjegjësinë e këtij sulmi, duke mohuar se kjo ishte një përpjekje për të vrarë Karzain. Plumbat hynë në pjesën e prapme të skenës ku presidenti, zyrtarë të lartë të Afganistanit dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë ishin ulur për të parë paradën më të rëndësishme të vendit që organizohet një herë në vit, e cila kësaj radhe simbolizonte 16-vjetorin e rënies së Kabulit në duart e forcave Muxhahidine. “Kishte disa shpërthime të mëdha që dukeshin si shpërthimi i një rakete, pak metra para platformës”, tha për AFP Ministri afgan i Shëndetit, Mohammad Amin Fatimie. “Truprojat u hodhën për të mbuluar presidentin, ndërsa e morën atë larg vendit të sulmit, ndërsa zyrtarë të tjerë mbetën të shtrirë në tokë”, tha Fatimie, i cili ndodhej pak metra larg Karzait. Rreth 3 000 policë dhe ushtarë që ishin përgatitur për paradën dolën nga formacionet e tyre dhe u vendosën si roje sigurimi rreth vendit të zjarrit. Lideri i një fisi minoritar, i cili ishte ulur në skenë u vra gjatë shpërthimit, që dukej se erdhi nga ndërtesat e ndodhura rreth 400 metra larg nga Karzai. Edhe një parlamentar, Fazl-Ul Rahman Samkanai, vdiq më pas në spital. Një djalë 10vjeçar, i cili banonte në atë zonë humbi jetën. Një zëdhënës i talebanëve, i cili kërkoi kontakt me mediat tha se, tre nga grupi i tij ish-in vrarë. Menjëherë pas incidentit presidenti Karzai ka dalë drejtpërdrejtë në televizion për të siguruar popullin se, ai ishte gjallë pas sulmit gjatë një parade ushtarake. Ai tha se, forcat e sigurisë kishin bërë arrestime dhe gjithçka ishte në rregull. Kombet e Bashkuara dhe qeveritarët e Indisë, Pakistanit dhe vendeve të tjera shprehën keqardhjen e tyre për sulmin e së dielës. “Ky sulm tregoi domosdoshmërinë që komuniteti ndërkombëtar të tregojë tolerancë zero ndaj terrorizmit”, tha ministri i Jashtëm indian, Pranab Mukherjee.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›