Veprat me poezitë e ndaluara të Zhuljana Jorganxhi
Dhembjet janë të bukura, sepse prej tyre janë të ndaluara!
Kjo është ajo që përjeton,teksa lexon vargjet e dy veprave të poetes së këngëve,Zhuljana Jorganxhi. Dje në një ceremoni modeste, janë prezantuar dy veprat e fundit të një prej krijueseve më të njohura ne vend “Dhembje e
ndaluar” dhe “Dhembje e bukur”. Janë dy vepra që përmbajnë krijime të shkruara që nga vitet 1970 e më pas.
Janë vepra që përmbledhin krijime poetike të disa dekadave. Disa prej tyre, të njohura të panjohura për publikun,
disa të tjera të njohura edhe më parë. “Krijimet e këtyre dy veprave janë shkruara ndërvite, ku në njërën kam përmbledhur poezi e në tjetrin përmbledh lirika dashurie, nga të cilat mund të kemshkruar rreth 300, lirika që më
parë flinin në një bllok shënimesh që unë s’i botoja dot.Ndër to, për këto botime përzgjodha prej tyre 100 dhe
nxora këtë vëllim që shpresoj që rinia t’i pëlqejë”, shprehet Jorganxhi dje gjatë promovimit të librave. Në veprat e saj
gjenden miqtë artistë, poetë si Vaçe Zela, Ferdinand Deda, Gaqo Çako, Helena Kadare, Bilal Xhaferri, Gjon Simoni,
Teodor Keko, Robert Zhvarc e shumë të tjerë. Jorganxhi u shkruan ngjarjeve të mëdha historike, duke i kushtuar një
vend të veçantë Kosovës, me një ndjenjë të hollë e dashuri të veçantë. Por në vargjet e saj ndeshesh edhe me ndjenjat e
përjetimet e mëdha njerëzore si dashuria, malli, xhelozia, besimi, humbja etj., duke ia kushtuar poezitë, nipit, mbesës,
babait e nënës, si një grua ne vërtetë shqiptare e lidhur me rrënjët e saj. “Ne me Zhuljanën kemi punuar në redaksinë
e muzikore të Radio-Televizionit, ku si të thuash buronte gjithë krijimtaria muzikore, e etrare e RTSH. Zhuljana kishte
energji të jashtëzakonshme, jo vetëm si karakter si njeri, por ishte një artiste e kompletuar. Them artiste, sepse është
pak të flasësh vetëm për
Zhuljanën për poezinë se, ajo
përfshinte shumë sfera të artit.
Ne kemi qenë gati 20 vjet
që punonim bashkë”, shprehet
kompozitori Gazmend
Mullaj. Ndërkohë në parathënien
e veprës “Dhembje e
bukur”, poetja Natasha Lako
shkruan se, disa nga poezitë
më të spikatura të këtij vëllimit
poetik i ka dëgjuar për herë
të parë në dhomën e vogël prej
konviktoreje, ku Jorganxhi
provoi një jetë të gjatë boheme
edhe pas përfundimit të
studimeve. “Kështu që në
fillim të viteve ‘70 krijohet në
qytetin “Studenti” në godinën
me nr 18 si shpresoj të quhet
edhe sot, një nga vatrat e
skenëzat e vogla të klubeve të
leximit të lirikës së dashurisë,
e cila kishte një fat të çuditshëm.
Mbetej për një kohë të
gjatë nëpër blloqe shënimesh,
ose shfaqej herë pa here nëpër
faqet e shtypit, duke krijuar
një ciklon të vërtetë”, shkruan
Lako në parathënie, që sipas
saj nuk ishte e pazakontë
që kjo poezi të mbetej e ulur
si në stolat rezervë, sa më e
çiltër, e guximshme dhe vendimtare
që të bëhej në tërësinë
e saj tematike. “Si rezultat
i mosmarrëveshjeve esenciale
mes një shoqërie të dukurive
uniforme dhe një poeteje që
kërkon të vijë me zërin e
ndjeshëm poetik, shumica e
këtyre lirikave nuk arritën të
përfshiheshin në botimet e
para të viteve ’90 dhe që vijnë
për herë të parë tek lexuesi”,
shton më tej Lako. Me lirikën
e dashurisë së Jorganxhi lexuesi
i sotëm shqiptar mund të
identifikojë një ndjenjë të
thellë femërorë si një shteg të
hapur të lirisë. Ajo është një
nga poetet e para shqiptare që
e shtyn lirikën e dashurisë
deri në kufijtë e një erotizmi,
që shfaqet herë pas here si aroma
e parfumit. Dhe kjo ka
ndodhur në vitin 1989, kur ajo
shkruan poezinë “Akt
dashuror”. Ndërkohë, Zhuljana
Jorganxhi jeton prej
vitesh në Itali, ku tregon se
ndihet shumë mirë aty, mes
njerëzve të afërt dhe në një
qytet arti. “Padyshim mendjen
e kam këtu, sikurse
ndërgjegjen time. Këtu kam
gjithë bashkëpunëtorët, të
cilët i mbaj me vete gjithmonë
dhe iu kam kushtuar një të
tretën e librit të parë, dhe ishin
ata si të thuash më frymëzuan
për këtë libër”, thotë
poetja Jorganxhi. a.m