Campbell dëshmonnë Hagë: Nuk e dijaqë më dhuruan diamantë
HAGE- “Kam marrë disa gurë të lëmuar, por nuk e dija që ishin diamante dhe që ishin dhuratë nga ish presidenti Liberian Charles Taylor”. Ka qenë kjo dëshmia e dhënë në gjykatën e Hagës, nga top modelja Naomi Kampell, në procesin gjyqësor kundër ish presidentit Liberian i akuzur për krime lufte kundër njerëzimit.
Prokurorët e kanë ftuar supermodelen për të dëshmuar lidhur me një dhuratë që ajo e kishte marrë në vitin 1997 pas një darke të Nelson Mendelës në Afrikën e Jugut.
Campbell tha se gurët e lëmuar që kishte marrë si dhuratë, ia kishte dhënë një organizate humanitare në Afrikën e Jugut dhe më vonë kishte mësuar se ata gurë ishin diamante të papërpunuar.
Ish presidenti i Liberisë, Charles Taylor, është i akuzuar se ka marrë diamante të papërpunuara nga kryengritësit në Sierra Leone, një muaj para darkës së përmendur dhe i kishte përdorur ata për të blerë armatim për kryengritësit në Afrikën e Jugut.
Zoti Taylor e refuzon pohimin se ka marrë diamante nga kryengritësit ose se ndonjërin ia ka dhënë supermodeles Campbell.
Akorja Mia Farrow, e cila kishte marrë pjesë në darkën e vitit 1997, do të dëshmojë në gjykatë të hënën.
Ish presidenti Taylor akuzohet lidhur me konfliktet në Liberi dhe në Sierra Leone, nga të cilat u vranë më se 250 mijë njerëz.
(e.n/BalkanWeb)