E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishet banesa, nënakërcënon vetëvrasjenme 4 fëmijët e mitur

TIRANE-  Ka kundërshtuar prishjen e banesës së saj duke tentuar të hidhet nga tarraca e ndërtesës bashkë me 4 fëmijët e mitur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në komunën Dajt në Tiranë kur gruaja ka ndalur fadromat e Inspektoriatit të Ndërtimit të prishin godinën një katëshe, ende në ndërtim.

Inspektorët e zonës së bashku me fadromën janë paraqitur në zonë në orët e para të mëngjesit, por me ti parë, gruaja bashkë me fëmijët e saj është ngjitur në tarracën e banesës duke kërcënuar se nuk do te zbriste që andej, pasi preferonte të vdiste në rrënojat e shtëpisë së saj, të cilën po e ndërtonte me shumë mund e sakrificë.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët pasi kanë zbritur poshtë fëmijët i kanë hapur rrugë fadromës të prishë ndërtesën, edhe pse nëna e tyre vijonte të qëndronte mbi të.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›